Fondacioni i Shoqërisë së Hapur, Serbia ka shpallur tre konkursa për përkrahje të projekteve.
Fondacioni i Shoqërisë së Hapur, Serbia ka shpallur tre konkursa për përkrahje të projekteve.
Afati i fundit për dorëzimin e projekteve është 2 mars 2020.
Konkurset u shpallën në programet "Aktivizmi i qytetarëve dhe demokratizimi", "Integriteti publik dhe antikorrupsioni" dhe "Pakicat etnike dhe përfshirja e romëve". Shuma totale e fondeve të caktuara për financimin e projekteve të mbledhura përmes konkursit është 1,100,000 dallarë amerikan.
"Projektet mund të paraqiten nga organizata dhe institucione të shoqërisë civile (shoqatat e qytetarëve, grupet qytetare joformale, akterët e kulturës së pavarur dhe arteve, institucionet akademike, organizatat think-tank, sindikatat, media, etj.), këshillat e pakicave kombëtare, organet shtetërore dhe lokale, institucionet etj. ”, është theksuar nga Fondacioni.
Aplikanti duhet të jetë i regjistruar ose me vendbanim në Republikën e Serbisë.
Prioritet do t'i jepet projekteve që komunikojnë drejtpërdrejt dhe qartë me qytetarët, bazohen në qasje dhe metodologji inovative dhe krijuese, dhe ndërlidhen horizontale me aktorët e tjerë të shoqërisë civile.
Gjatë konkursit do të organizohen punëtori informative për pjesëmarrësit e interesuar në konkurs, përkatësisht:
– 11 shkurt 2020 në Novi Sad në Qendrën Mediale të Vojvodinës, Sutjeska 2 / hyrja 8 / SPENS – nga ora 12 deri në 14;
– 12 shkurt 2020 në Nish në Qendrën Media dhe Reforma, Obrenoviceva 38 – nga ora 12.00 deri në orën 14.00;
– 13 shkurt 2020 në Beograd në Media Center, Terazije 3 – nga ora 12 deri në 14.
Informacione më të hollësishme për tenderët, si dhe dokumentacionin e tenderit, janë në dispozicion në faqen e internetit të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur të Serbisë http://www.fosserbia.org/sr/konkursi/konkurs-za-podr%C5%A1ku-projektima.html
Burimi: Fondacioni për Shoqëri të Hapur, Serbia dhe Trupi Koordinues