Preshevë – Qendrës së Pranimit ë Refugjatëve në Preshevë dje iu janë dorëzuar 550 dyshekë, të cilët janë të siguruar nga mjetet e Unionit Europian dhe Qeverisë së Zvicrrës.
Preshevë – Qendrës së Pranimit ë Refugjatëve në Preshevë dje iu janë dorëzuar 550 dyshekë, të cilët janë të siguruar nga mjetet e Unionit Europian dhe Qeverisë së Zvicrrës. Kjo ka qenë vazhdimi i ndihmës së javës së shkuar kur janë dorëzuar 700 komplete të mbulesave dhe 350 jastukë, ka njoftuar program i “Progresit EU-së”.
Gjatë shtatorit qendrës iu janë dorëzuar edhe dhjetë kontenjerë dhe 15 toalete mobile, thuhet në kumtesë. E gjitha kjo është siguruar në kuadër të pakos së ndihmave me vlerë rreth 240.000 eurove, të cilat janë për nevojat e Qendrës së Pranmit të Refugjatëve në Preshevë i kanë siguruar UE-ja dhe Qeveria e Zvicrrës përmes programit zhvillimir “EU Progres”.
Sendet e dorëzuara do të ndihmojë Qendrën për kujdesin e refugjatëve që kanë më së shumti nevoj dhe që të përmbushet kushtet elementare higjieno-sinitare për pranimin e njerëzve. Nevojat janë identifikuar në bashkëpunim me Ministrinë e Punës, Punësimit dhe çështjeve Sociale dhe Veterane dhe Komesariatit për Refugjatë.
Në kuadër të pakos së ndihmave, UE-ja dhe Qeveria e Zvicrrës kanë siguruar mjete për blerjen e kamionit për mbledhjen e mbeturinave i cili është destinuar për vetqeverisjen lokale. Duke iu faleminderuar këtij mjeti, kompania e vetqeverisjes lokale mundet që në mënyrë më kualitative të kujdeset për pastërtinë por edhe të mbaj nivelin e duhur të pastërtisë në qytet.
Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues