Beograd – Kremtimi i festës shqiptare Ditës së Flamurit bie në kohën e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale në Preshevë, por Zoran Stankoviq, kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë…
Beograd – Kremtimi i festës shqiptare Ditës së Flamurit bie në kohën e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale në Preshevë, por Zoran Stankoviq, kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, nuk pret asnjë provokim apo incident. Siç thot ai, për pesë vite, sa është në krye të këtij trupi qeveritar, në territorin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nuk ka pasur konflikte ndërnacionale apo rreziqe të sigurisë të cilat rrezikojnë shtetin e Serbisë.
„Kur jam vendosur për kryetar të Trupit Koordinues, për atë Ditë të Flamuri më 28 nëntor, në Preshevë në mënyrë jashtëligjore është vendosur lapidari i luftëtarëve të rënë të Ushtrisë Çlirimtare të PBM-ës, ndërsa vitin tjetër kemi pasur problemin me tekstet shkollore. Në dy vitet e fundit në këtë festa më nuk ka pasur eksese dhe retorika nxitëse”, tha Stankoviq.
Stankoviq thekson se shteti përkushtohet që shqiptarët si pakicë kombëtare të zgjedhin stemën dhe flamurin, në përputhje me standardet të cilat vlejnë në bashkësinë ndërkombëtare dhe ato në disa detaje duhet të dallohen nga simbolet e shtetit amë.
„Kur kemi biseduar rreth kësaj, disa nga përfaqësuesit më të zëshëm politik të shqiptarëve kanë thënë që të kenë flamurin e Shqipërisë të cilat përdoren 50 vite. Ne i kemi pyetur se për cilat mendojnë, atë nga koha e Enver Hoxhës apo këtë të rejen. Si zgjidhje të këtij problemi, do t`ia propozojmë që ekspertët e drejtave ndërkombëtare nga Tirana, apo ndonjë vend tjetër, të sqarojnë se si sipas koventave ndërkombëtare duhet të duken simbolet e tyre”, theksoi Stankoviq.
Në pyetjen rreth zgjedhjeve lokale të 24 dhjetorit, Zoran Stankoviq thotë se Trupi Koordinues nuk përzihet në procesin zgjedhor.
„Atë çka presim është që në bazë të dëshirës dhe votave të qytetarëve të formohet pushteti i ri lokal. Dyzet ditë pasi që ta kenë formuar kuvendin komunal, ne do të shkojmë dhe do t`i pyesim se çka i duhet. Kjo sigurisht do të jetë në kohë kur të përcaktohet ndarja e buxhetit të Trupit Koordinues për këto tri komuna në vitin e ardhshëm. Partitë serbe nuk kanë këshilltarë sepse kanë dalur në dy lista të ndara. Po nesë edhe këtë herë kjo përsëritet, vështirë se do të hyjnë në kuvendin lokal. Mendoj se detyra e tyre është që të dalin gjithë sëbashku, në mënyrë që në të ardhmen të kenë përfaqësuesit e tyre në KK të Preshevës”, tha kryetari i Trupit Koordinues.
Në pyetjen se a mund të ndodhë që në këto zgjedhje në Preshevë mund të ndodhë situatë e ngjajshme si në vitin 2016, kur shqiptarët në numër të madh nga Kosova janë nisur për të votuar në Medvegjë, Stankoviq këtë e ka lidhur me deklaratën e ministrit Branko Ruzhiq.
„Ministri Branko Ruzhiq ka deklaruar se listat zgjedhore janë azhuruar dhe se nuk është i munduar asnjë manipulim përshkak të përpunimit të të dhënave elektronike dhe unë atij i besoj. Në Medvegjë jetojnë 7.000 banorë, ndërsa prej tyre rreth 500 shqiptarë. Atëkohë në ditën e votimit në vitin 2016, nga Kosova e Metohia në vijën admnistrative me autobusa kanë ardhur rreth një apo dy mijë njerëz të cilët kanë të drejtë për të votuar në Medvegjë. Ata nuk kanë munduar të kalojnë në pikën e kalimit në Mutivodë, sepse kishte rënë sistemi. Nuk ka qenë i mundur regjistrimi i numrit të hyrjeve për një kohë të shkurt. Disa shqiptarë janë kthyer, ndërsa disa kanë pritur. Është deklaruar edhe bashkësia ndërkombëtare rreth këtij rasti, ndërsa e gjitha kjo është bërë sepse ka rënë sistemi elektronik”, tha Stankoviq.
Më pyetjen e vazhdimit të bisedimeve rreth 7 pikëshit, kryetari i Trupit Koordinues ka thënë se është mirë tani që Shaip Kamberi propozon që bisedimet të vazhdohen sepse ato janë ndërprerë, rreth të cilës egziston dokumentacion i madh, edhe pse sekretari i atëhershëm shtetëror në Ministrisë e Drejtësisë, Negjo Jovanoviq, tha se pas një viti do të analizohet rrjeti i ri i gjykatave dhe se nesë dorëzohet kërkesa për ndryshimin e ligjit, egziston mundësia që Presheva të fitoj gjykatën.
„Shumë komuna në Serbi në këtë procedurë shtesë, ndryshimeve të ligjit kanë arritur që të fitojnë njësitë e gjykatave në vendet e tyre. Ata këtë nuk e kanë bërë, sepse janë ndërprerë bisedimet. Ky plan në shtatë pika do të mund që në mënyrë të plotë ta realizojmë për dy vite. Ndërsa, ai parasheh integrimin e plotë të pakicës kombëtare në institucionet shtetërore, rimëkëmbjen ekonomike të këtyre komunave, përdorimin zyrtar të gjuhës, decentralizimin në gjyqësor, arsimimin, mbrojtjen shëndetësore dhe sociale, por edhe forcimin e sigurisë. Për këtë propozojmë Qeverisë që kryeministrja, apo presidenti i Serbisë, të ftojë të gjithë liderët politik shqiptar në bisedime”, tha Stankoviq.
Ai thotë se prej vitit 2001, sipas bazave të ndryshme përmes Trupit Koordinues në këto tri komuna janë investuar rreth 6,5 miliardë dinarë , sipas bazave të ndryshme dhe rreth 35 milionë euro donacione të huaja. Përveç kësaj, janë dhën edhe mjetet e pakthyeshme për kompanitë e mesme dhe të vogla në vlerë prej 40 milionë dinarëve në pesë vitet e fundit, dhe në bazë të atyre investimeve janë punësuar 270 njerëz. Buxheti i Trupit Koordinues është rreth 380 milionë dinarë dhe harxhimi i tij është rreth 95 përqind. Sipas të dhënave për vitin e kaluar, Presheva ka fituar 107 milionë dinarë, Bujanoci 117 dhe Medvegja rreth 36,5 milionë dinarë. Komunat në bazë të planeve të tyre, të cilat përcaktohen nga kuvendet komunale, caktohen se ku ato mjete do të harxhohet dhe kryesisht ato shkojnë në objektet infrastrukturore.
“Në këtë vit kemi ndarë edhe 320 bursa të cilat nuk i marrin vetëm shqipatërt, por të gjithë ata që konkurojnë dhe të cilët jetojnë në këto komunat, shumë e cila është 6.000 dinarë për një nxënës të shkollave të mesme. Gjithashtu, japim bursa edhe 29 studentëve nga Bujanoci dhe Presheva në Universitetin e Novi Sadit. Tani më kemi qytetarë akademik të cilët kanë kryer fakultetet me nota të larta mesatare. Novi Sadi është zgjedhur për arsye se është mjedis multietnik dhe shqiptarët më lehtë e kanë që të përshtaten. Megjithatë, kjo bursë nuk është e vogël dhe ajo është 400 euro për një studentë”, tha Zoran Stankoviq.
Ai thotë se ekonomia është problemi kryesor.
„Po nëse dëshirojmqë që më shumë t`i stabilizojmë mundësitë në këtë territor, do të ishte mirë që hapim nga një fabrikë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të cilat do t`i punësojnë nga 2.000 punëtorë kështu që sëbashku të punojnë serbët, shqiptarët, romët dhe të gjithë ata të cilët jetojnë në këto komuna. Në bujanoc ka punuar fabrika “Simpen” për prodhimin e dyshekëve të poliuteranit, e cila ka pasur një qind punëtorë. Shteti ka qenë pronar i 31 përqind të kapitalit, por ajo përshkak të disa problemeve të pazgjidhura të brendshme me “Simpon”, e ka ndërprerë punën e saj. Këto kanë mundur që të bëhen eksportuesit kryesor, sepse një fabrikë e tillë është djegur në Maqedoni. Në ndërkohë është hapur fabrika private në Vojvodinë dhe punëtorët të cilët kanë punuar në “Simpen” kanë shkuar atje të punopjnë edhe atë për një pagë të mirë. Në Bujanoc kemi “Gumopllastikën”, pogonët e të cilit janë shkatërruar, por ka ide që atje diçka të bëhet. Por nuk mundemi të bëjmë plane ekonomike nesë njerëzit zhvendosen nga ky territor, dhe mëpastaj t`i kthejmë”, theksoi Stankoviq.
Në konstatimin se në kohën e fundit, përveç shprehjeve “Lugina e Preshevës”, gjithnjë e më shumë përdoret edhe termi “Kosovë Lindore”, Stankoviq thotë së përfat të keq, këtë termin përdoret gjithnjë e më shumë edhe nga disa në Beograd, të cilët nuk e dijnë gjeografinë.
„Çka t’ju them kur 40 përqind e qytetarëve të Serbisë mendojnë se në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në territorin KA të Kosovës. Kështu që edhe ne sot marrim shkresa të disa individëve dhe institucioneve, të cilat na drejtohen sikur ato komuna të jenë në Kosovë dhe Metohi. Ndërsa Presheva dhe Bujanoci janë në Rrethin e Pçinjës ndërsa Medvegja në Rrethin e Jabllanicës“, tha Stankoviq.
Në pyetjen e teksteve shkollore në gjuhën shqipe, kryetari i Trupit Koordinues thotë se deri më tani janë miratuar në mësim 86 tekste shkollore në gjuhën shqipe.
„Këshilli Nacional i Shqiptarëve me ministrin e arsimit vitin e kaluar ka nënshkruar kontratë për edhe 35 tekste shkollore nga Shqipëria dhe tetë të cilat kanë të bëjnë vetëm me kulturën nacionale dhe vlerat e shqiptarëve. Por nuk kanë propoyuar përkthyes. Në fillim të këtij viti shkollor përsëri kemi kërkuar që KNSH-a t’i caktoj përkthyesit. Nëse këtë nuk e bëjnë ata, atëherë ne do ta bëjmë në mënyrë që ta realizojmë ata që e kemi nënshkruar“, sqaroi Stankoviq.
Në pyetjen se a pret ftesën për të dhënë dëshmi në Gjykatën Speciale për Krime të UçK-ës, Stankoviq tha se sa është i njoftuar, kjo gjykatë nuk do t’i gjykoj vrasjet e policëve dhe ushtarëve, por vetëm të personave civil.
“Shteti ynë duhet që të parashtroj pyetje kësaj gjykate se përse nuk gjykohen edhe krimet ndaj ushtarëve dhe policëve. Kështu që i bie që pas të gjitha konflikteve në territorin e ish Jugosllavisë policës dhe ushtarët kanë qenë shënjestër legjitime dhe se kanë mundur që t’i vrasin të gjithë ata të cilët dëshirojnë që ta bëjnë shtetin e tyre”, tha ai.
Rreth rastit të vrasjes së këngëtares Jellena Marjanoviq, Stankoviq tha se sipas ligjit nuk ka drejtë që rreth kësaj të flas.
„Kur të ngrehet padia në një seancë gjyqësore publike, jam i gatshëm që të gjitha t’i sqaroj. Disa muaj në bayë të raporteve të obduksionit dhe ekspertizave tjera kemi bërë këtë ekspertizë të ndërlikuar. Kjo grua e re e vrarë meriton që të zbulohet se kush e ka bërë këtë krim. Por, promovimi i jashtëzakonshëm medial i disa njerëzve me ketë rast për mua, me pohimet e të cilëve sjellin vetëm shqetësim të madh të publikut. Qëndroj pas të gjithave që i kam shënuar në këtë ekspertizë dhe kur të filloj gjykimi, atëherë të gjithë mund të më pyesin“, tha Zoran Stankoviq.
Burimi: Politika dhe Trupi Koordinues