Pjesëmarrja e përbashkët e partive shqiptare në zgjedhjet e ardhshme është një vendim i mirë si për komunitetin e tyre kombëtar ashtu edhe për Serbinë, deklaroi Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Pjesëmarrja e përbashkët e partive shqiptare në zgjedhjet e ardhshme është një vendim i mirë si për komunitetin e tyre kombëtar ashtu edhe për Serbinë, deklaroi Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Duke vepruar kështu, ata konfirmojnë se janë të vetëdijshëm së bashku me të gjithë në shtetin në të cilin ata jetojnë, duke rrespektuar Kushtetutën, ligjet dhe konventat e miratuara për pakicat kombëtare, do të marrin pjesë në zgjidhjen e të gjitha çështjeve të rëndësishme jetësore. Ata janë qytetarë të Republikës së Serbisë dhe është logjike që të marrin pjesë në zgjedhje, tha Stankoviq.
Kështu, Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për “Novosti” komentoi vendimin e partive shqiptare nga këto tri komuna që të marrin pjesë në zgjedhje në Serbi, rreth të cilës është arritur marrëveshje në Tiranë.
A mendoni se marrëveshja e nënshkruar pikërisht në Tiranë mund të interpretohet si një lloj provokimi?
Unë nuk e shoh këtë si një provokim. Kryeministri Edi Rama dhe ish presidenti dhe presidenti i tanishëm të Shqipërisë, Bujar Nishani dhe Ilir Meta, shprehën një qëndrim të qartë gjatë vizitës së tyre në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë – se shqiptarët janë qytetarë të Serbisë dhe se të gjitha problemet dhe nevojat duhet të adresohen në organet dhe institucionet e vendit të tyre.
Disa liderë politikë shqiptarë nuk heqin dorë nga ëndrra e bashkimit, siç thonë ata "bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën”.
Kush e di se sa herë e kam thënë, këto tri komuna ishin, janë dhe do të jenë pjesë integrale e Republikës së Serbisë, i pëlqen kjo dikujt apo nuk i pëlqen. Aspirata të tilla të individëve janë akumulim politik i përditshëm i poenave të lirë dhe demagogjive, dhe një veprim i tillë asnjëherë, në asnjë rast, nuk ka dhënë rezultate pozitive.
A besoni që plani për daljen në zgjedhje është formuluar pa marrëveshjen paraprake të Tiranës dhe Prishtinës?
“Elita” politika e ashtuquajtur nga Prishtina asnjëherë nuk ka pasur ndikim të rëndësishëm në vendimarrjen e liderëve shqiptar nga këto komuna. Ata tani e shohin se mënyra më e kuptueshme për t'u zgjidhur të gjitha çështjet është brenda institucioneve të vendit të tyre. Mbështetja për dalje në zgjedhje ka peshë, sepse vjen nga vendi amë, të cilin askush nuk mund ta kontestojë.
Në ç'masë hyrja në garën zgjedhore është një garanci se ata do të marrin pjesë në regjistrimin e ardhshëm të popullësisë?
Me atë bojkotë vetës i kanë sjellur dëme. Unë besoj se ata do të marrin pjesë në regjistrimin e vitit të ardhshëm, sepse pas që të shihet numri i pakicës kombëtare, shteti projekton fonde nga buxheti. Praktikisht, me daljen në regjistrim ata do të sigurojnë më shumë mjete për komunitetin e tyre.
Sa investohet në tri komunat në jug të Serbisë qendrore?
Në dhjetor, Trupi Koordinues do të mbush 20 vjet të egzistimit të tij, dhe përveç ndarjeve të rregullta nga buxheti, në këto tri komuna janë investuar më shumë se 120 milion euro shtesë nga shteti ynë dhe bashkësia ndërkombëtare.
Burimi: Veçernje Novosti dhe Trupi Koordinues