INTERESIM I MADH PËR LOJËN SHPËRBLYESE “MERRE FATURËN EDHE FITO 2018”

  • In Lajme
  • 14. February 2018.
  • 19 Views
INTERESIM I MADH PËR LOJËN SHPËRBLYESE “MERRE FATURËN EDHE FITO 2018”

Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë – “Për nëntë ditë nga fillimi i lojës shpërblyese “Merre faturën dhe fito 2018” në KP Posta e Serbisë”, kanë arritur më shumë se 31.000 zarfë me faturat e qytetarëve.

Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë – “Për nëntë ditë nga fillimi i lojës shpërblyese “Merre faturën dhe fito 2018” në KP Posta e Serbisë”, kanë arritur më shumë se 31.000 zarfë me faturat e qytetarëve. Fondi shpërblyes për ciklin e ri të çmimit shpërblyes do të shfaqet deri 14 shkurt, kur Qeveria të miratoj rregullat dhe fondin final shpërblyes, ndërsa për tani dihet që do të jenë 100 automobila, gjë që është një herë më e madhe se në ciklin e kaluar të lojës”, tha Ivan Radak nga NALED-i.

Tani janë të njohur kriteret kryesore, si edhe ajo që në këtë lojë shpërblyese mund të marrin pjesë vetëm personat e rritur me vendbanim apo vendqëndrim në Republikën e Serbisë. Personat e mitur nuk kanë të drejtë për pjesëmarrje, ndërsa për të marrë pjesë në këtë lojë shpërblyese, është e duhur që në zarf duhen të jenë minimum dhjetë fatura fiskale, por ato nuk duhen të përzihen. Vlera minimale e faturës duhet të jetë 100 dinarë, ndërsa gjatë në zarf në pjesën ku hapet zarfi duhet të shënohet emri dhe mbiemri i personit, adresa në letërnjoftim apo pasaport dhe numri i telefonit. Nga ana tjetër, në vend të adresës së pranuesit të zarfit duhet të shënohet “Uzmi račun i pobedi 2018”.

„Edhe këtë vit egziston garë e qyteteve dhe komunave, dhe kështu egzsitojnë tri kategori – të vogla, të mesme dhe të mëdha – dhe nga secila grup do të zgjedhen tri më aktive. Komunat do të fitojnë nga 23.000 euro për investim në projekte të cilat i zgjedhin qytetetarët, ndërsa një pjesë prej tyre do të fitojnë edhe internet falas”, tha Radak.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues 

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака