Në kuadër të projektit “Përfshirja e romëv dhe grupeve të tjera të margjinalizuara në Serbi – Iniciativa e Përfshirjes”, Konferenca e përhershme e qyteteve dhe komunave (KPQK) qeverivedhe Agjencia Gjermane për Zhvillimin e Bashkëpunimit i zbatuar nga GIZ shpallë konkurs përzgjedhjen…
Në kuadër të projektit “Përfshirja e romëv dhe grupeve të tjera të margjinalizuara në Serbi – Iniciativa e Përfshirjes”, Konferenca e përhershme e qyteteve dhe komunave (KPQK) qeverivedhe Agjencia Gjermane për Zhvillimin e Bashkëpunimit i zbatuar nga GIZ shpallë konkurs përzgjedhjen e tetë qeverive lokale që do të marrin mbështetje për projektet për të zbatuar zgjidhje inovative dhe të qëndrueshme për punësimin e grupeve të vështira për punësim.
Projekt propozimet duhet të jenë në përputhje me dokumentet strategjike kombëtare dhe lokale, dhe të janë të destinuara për krijimin e mundësive të reja për punësim për të kthyerit nga vendet e BE – azilkërkuesve, grupeve të tjera të margjinalizuara shoqërore dhe romëve. Projekti gjithashtu duhet të kontribuojë në rritjen e ndjeshmërisë së komuniteteve lokale në nevojat dhe problemet me të cilat përballen ato kategori të të papunëve.
Shuma maksimale e granteve në dispozicion për projekte individuale në kuadër të thirrjes është 150,000 euro.
Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 14 qershor 2019, ora 15.00.
Për më shumë informacion dhe dokumentacionin e konkursit klikoni në: www.skgo.org
Burimi: KPQK dhe Trupi Koordinues