Leskoc-Vrajë – Në raport me periudhën para tre viteve, është rritur numri i banorëve në jugun e Serbisë dhe jugperendimin e Serbisë, të cilët në vendin ku jetojnë ndjehen të pa sigurtë, ndërsa numri i qytetetareve të cilat plotësisht ndihen të sigurtë është zvogëluar.
Leskoc-Vrajë – Në raport me periudhën para tre viteve, është rritur numri i banorëve në jugun e Serbisë dhe jugperendimin e Serbisë, të cilët në vendin ku jetojnë ndjehen të pa sigurtë, ndërsa numri i qytetetareve të cilat plotësisht ndihen të sigurtë është zvogëluar.
Në pyetjen se përse ndjeheni të pa sigurtë, një numër i madh i qytetarëve është përgjigjur se përshkak të infrastrukturës së keqe, përkatësiht rrugëve të pa ndriçuara, rrugëve jo të sigurta dhe përshkak të gropave në rrugë.
Mirëpo, ka pasur edhe nga ata të cilët kanë thënë se qenët endacak bëjnë situatën që ata të mos ndihen të sigurtë, pastaj narkomania dhe marëdhëniet e këqia, ka treguar hulumtimi i bërë nga Agjensioni për Hulumtim dhe Opionion Publik CeSID dhe Programi Zhvillimor Progresi Europian.
Hulumtimi është bërë në 34 komuna në jug dhe jugperendim të Serbisë, në fund të vitit të kaluar.
Një numër i madh i banorëve konsiderojnë se vetëqeverisja lokale nuk bën mjaftueshëm për të inkurajuar zhvillimin e sipërmarrjes private, veçanërisht në fushën e sigurimit të kapitalit fillestar dhe sa i përket fushës ekonomike, e cila duhet të jetë bazë për zhvillimin e ardhshëm ekonomik të komunës, pothuajse 45 përqind e qytetarëve përzgjodhën bujqësinë dhe ndihmën për bujqit.
Kur është fjala për situatën politike, qytetarët e komunave jugore dhe jugperëndimore besojnë se situata në komunat e tyre nuk ka ndryshuar ndjeshëm në krahasim me vitin 2013, por në lidhje me gjendjen ekonomike ata kanë vërejtur një përmirësim.
Gjithashtu, ata kanë vlerësuar gjithashtu interesimin e zyrtarëve komunal për ofrimin e shërbimeve më të mira, si dhe punën e shërbimeve komunale në tërësi, duke ruajtur një notë mesatare që është nën tre.
Ndonëse besimi në kryetarin e qytetit vlerësohet me notë të lartë, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Kuvendin e Qytetit, njashtu edhe për Këshillin e Qytetit.
Një numër i madh i banorëve në jug dhe në jugperëndim të Serbisë në pyetjen nëse shërbimet komunale funksionojnë më mirë, më keq apo njejtë sikur tre vjet më parë, ata u përgjigjën se njejtë.
Në pyetjen se sa shpejt mund të përfundoni punë diçka në komunë, qytetarët në përgjithësi kanë dhënë përgjigjen se duhet të presin, nuk mund të kryhet menjëherë, por është e pranueshme dhe dokumentacioni është ajo që ka qenë pengesa më e madhe për komunikim me administratën komunale.
Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues