Javën e kaluar ka filluar së punuari qëdrimi ditorë i Shoqataës së prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara nga Presheva. Me mbështetjen e Trupit Koordinues së Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, shoqata ka bërë adaptimin në lokalet e shkollës fillore ,,Ibrahim Kelmendi’’ dhe ka përshtatur për punë me fëmijët me aftësi të kufizuara.

Ndihmën profesionale në përpilimin e programit për punë me fëmijë me aftësi të kufizuara e ka siguruar zyrja e Trupit Koordinues nga Presheva. Programin e ka përpiluar ,,Qendra për ndihmë personave me aftësi të kufizuar’’ nga Vranja. Dy psikolog të diplomuar do të punojnë me fëmijët qdo ditë prej orës 09.00 deri ora 14.00.
Përfaqësuesit e Trupit Koordinues kanë vizituar Shoqatën e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar ku me këtë rastë biseduan me kryetarin e kësaj shoqate, psikologët dhe prindërit, fëmijët e të cilëve vijojnë qëndrimin ditorë. Prindërit shprehën një kënaqësi të veqant dhe falënderim për Trupin Koordinues për ndihmën në realizimin e këtijë projekti sepse fëmijët e tyre deri më tani kohën e kanë kaluar përgjithësisht në shtëpi. Tash kanë ndihmën profesionale dhe mundësinë që në kushte të mira të përmirësojnë aftësitë e tyre.