GASHIQ: DERI NË DIMËR 600 KREVAT PËR EMIGRANTËT NË PRESHEVË

  • In Lajme
  • 16. October 2015.
  • 10 Views
GASHIQ: DERI NË DIMËR 600 KREVAT PËR EMIGRANTËT NË PRESHEVË

Preshevë – Ministri i Mbrojtjes, Branisllav Gashiq, pas vizitës së Qendrës së Pranimit në Preshevë ka vlerësuar se kushtet për akomodimin e tyre janë shumë më të mira se sa më parë.

Preshevë – Ministri i Mbrojtjes, Branisllav Gashiq, pas vizitës së Qendrës së Pranimit në Preshevë ka vlerësuar se kushtet për akomodimin e tyre janë shumë më të mira se sa më parë.

Ai ka shtuar se me shpejtësi punohet në sigurimin e akomodimit me 600 krevat, në vend 350 të cilët i kishte qendra deri më tani.

Gashiq ka thënë se njësit e Ushtrisë së Serbisë punojnë në rregullimin e hapësirës dhe rrugës përreth Qendrës së Pranimit në mënyrë që refugjatët të cilët presin në rend për regjistrim deri në fillim të dimrit të largohen nga rruga.

Ministri ka shtuar se ka planifikuar deri në ditët e para të dimrit do të kryhet parking për të gjithë autobusat të cilët transportojnë refugjatët, rrugën pranë stacionit hekurudhor në Preshevë, prej nga dhe vijnë emigrantët, si dhe hyrjen në Qendrën për Pranim.

„Rezultatet pozitive për tejkalimin e krizës së emigrantëve janë rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm të institucioneve shtetërore dhe civile“, ka vlerësuar Gashiq, duke shtuar se vetëm gjatë natës së kaluar në Qendrën për Pranim në Preshevë kanë arritur më shumë së 1.000 refugjatë.

Sipas të dhënave të UHCR-së, gjatë dy javëve të para të muajit tetor, në Qendrën për Pranim në Preshevë janë regjistruar më shumë se 59.000 refugjatë, ndërsa sipas të dhënave të MPB në Preshevë prej fillimit të vitit janë regjistruar më shumë se 220.000 refugjatë.

Për çdo ditë përmes kësaj qendre mesatarisht kalojnë rreth 2.500 dhe 5.000 refugjatë, të cilët kryesisht janë nga Siria, Afganistani dhe Iraku.

Burimi: B92 dhe Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака