Duke zbatuar Programin për Mbështetje të Sektorëve të Industrisë së Përpunimit, Agjencia e Zhvillimit të Serbisë po përmirëson mjedisin e biznesit dhe rrit konkurrencën e NMVM brenda sektorit të prodhimit të grupuar në katër fusha: industria e makinerive…
Duke zbatuar Programin për Mbështetje të Sektorëve të Industrisë së Përpunimit, Agjencia e Zhvillimit të Serbisë po përmirëson mjedisin e biznesit dhe rrit konkurrencën e NMVM brenda sektorit të prodhimit të grupuar në katër fusha: industria e makinerive dhe pajisjeve; industria ushqimore; industria e drurit dhe e mobiljeve dhe industria e gomës dhe plastikës si hap i parë në zbatimin e qëllimeve dhe aktiviteteve strategjike të përcaktuara.
Të drejtë për pjesëmarrje dhe shfrytëzim të granteve ka NMVM, aktiviteti kryesor i së cilës është prodhimi ose përpunimi i produkteve nga sektori i prodhimit të grupuara në 4 fushat e përmendura.
Aplikuesi mund të paraqesë një kërkesë për pjesëmarrje në Program, brenda së cilës ai mund të aplikojë për disa aktivitete.
Fondet në dispozicion u jepen individualisht Përfituesve, si një bashkëfinancim deri në 40% të kostove të pranueshme pa TVSH, për çdo aktivitet të projektit.
Shuma maksimale e fondeve të miratuara është 1.000.000,00 dinarë.
Buxheti i përgjithshëm i Programit është 50,000,000.00 dinarë.
Afati i fundit për përfundimin e aktiviteteve të kontraktuara dhe realizimi i pagesave brenda projektit të aprovuar është 12 muaj nga data e nënshkrimit të kontratës me RAS.
Aplikacionet me të gjitha format dhe dokumentacionin mbështetës dorëzohen personalisht ose me postë të rekomanduar në ARRA, me shënimin: Aplikimi për ftesë publike për pjesëmarrje në Programin e Mbështetjes së Sektorit.
Udhëzimet për zbatimin e Programit dhe të gjitha format shoqëruese janë në dispozicion në faqen e internetit të RAS-it: www.ras.gov.rs, dhe për çdo informacion shtesë ju mund të kontaktoni RAS në adresën elektronike 4sector2019@ras.gov.rs
Ftesa publike është e hapur derisa fondet të shpenzohen dhe jo më vonë se 30.09.2019.
Informacione të mëtejshme mbi konkursin, si dhe të gjitha format shoqëruese dhe dokumentacioni, mund të gjeni në www.croatia.com
http://ras.gov.rs/javni-poziv-za-ucesce-u-programu-podrske-sektorima-preradivacke-industrije-1
Burimi: Agjencioni për Zhvillim të Serbisë dhe Trupi Koordinues