Është shpallur Thirrje Publike për Mbështetjen e Vetëqeverisjeve Lokale për ngritjen e shërbimeve të këshillimit për qytetarët. Një fond prej 262.500 dollarësh Qeveria zvicerane, përmes programit zviceran Swiss PRO, do të mbështesë njësitë e vetëqeverisjes lokale (NJVL) për të ngritur shërbime këshillimore për qytetarët që synojnë qasje më të mirë në të drejtat për të paktën 5.000 qytetarë të grupeve të rrezikuara.

Thirrja publike zgjat deri më 16 prill 2019, dhe brenda saj do të mbështetet deri në 12 propozime të projekteve të NJVL-ës me vlerë 15,100-18,875 dollarë.
Të drejtë për të marrë pjesë në thirrjen publike kanë njësitë e vetëqeverisjes lokale nga 99 NJVL të mbuluara në program të cilat i takojnë grupeve II, III dhe IV sipas nivelit të zhvillimit, dhe të cilat nuk kanë një njësi të themeluar për ofrimin e ndihmës ligjore falas ose këshilluese juridike.
Bashkëpunimi ndër-komunal është i inkurajuar.
NJVL e përzgjedhura me propozimet më të mira të projekteve, përveç granteve për themelimin e Shërbimit Këshillimor për Qytetarët, gjithashtu do të marrë asistencë teknike në formën e një metodologjie për punën e Shërbimit Këshillimor dhe mbajtjen e evidancës së përdoruesve.
Për më shumë informacion mbi vetë thirrjen, kriteret për zgjedhjen e përdoruesve dhe mënyrën e aplikimit, si dhe dokumentacionin për aplikim, vizitoni uebfaqen www.swisspro.org.rs.
Me qëllim të njohjes së palëve të interesuara të NJVL me detajet e programeve mbështetëse – nga aplikimi dhe pjesëmarrja në thirrjen publike, përmes kritereve të përzgjedhjes së projektit deri në grante – programi Swiss PRO do të organizojë sesione informacioni në të gjithë vendin prej 25 marsit deri më 3 prill 2019. Publiku do të njoftohet në kohën e duhur për vendet dhe kushtet e sesioneve të informacionit.
Burimi:www.swisspro.org.rs dhe Trupi Koordinues