Si të aplikoni?
Si të aplikoni?
– Aplikimet duhet të dorëzohen ekskluzivisht në adresën e emailit: :rsoc.applications@unops.org–
– Të gjitha formularët e domosdoshëm për të aplikuar janë në dispozicion në fund të kësaj faqe.
Qëllimi i ftesës
Kontribuimi në punësimin e të rinjve dhe përfshirjen sociale të grupeve të rrezikuara dhe të margjinalizuar përmes përmirësimit të mjedisit të biznesit në zonat e pazhvilluara të Serbisë duke i bërë bizneset lokale më të qëndrueshme dhe konkuruese dhe duke punësuar më shumë të rinj përmes mbështetjes së ofruar nga OPP përfitues.
Kush mund të aplikojë?
Organizatat e mbështetjes së biznesit dhe fondacionet e ndryshme.
Vlera dhe kohëzgjatja e projektit
Buxheti i përgjithshëm i kësaj ftese është 500,000 euro /550,000 dollarë.
Shuma minimale e grantit mund të jetë 20,000 EUR / 22,000 USD (në dinarë), ndërsa shuma maksimale mund të jetë 100,000 EUR / 110,000 USD (në dinarë).
Pjesëmarrja në kesh e aplikantëve në ndarjen e kostove nuk është e detyrueshme për projektet e zbatuara nga organizatat jofitimprurëse, ndërsa është e detyrueshme për projektet e zbatuara nga njësitë fitimprurëse në shumën prej 10% të totalit të kostove të pranueshme të projektit.
Zgjatja e projektit: nga tetë (8) deri më12 muaj.
Informata shtesë mbi konkursin mundë ti merrni në https://www.norveskazavas.org.rs/ktext/javni-poziv-za-dostavljanje-projektnih-prijedloga-za-podrsku-zaposljavanju-mladih-i-socijalnom-ukljucivanju-u-nerazvijenim-podrucjima
Burimi: Norvegjia për Ju dhe Trupi koordinues