Qeveria e Republikës së Serbisë Ministria e punës, punësimit, veteranëve dhe cështjeve sociale Ministria e punës, punësimit,veteranëve dhe cështjeve sociale, departamenti për sigurimin e pensioneve invalidore dhe mbrojtjes së veteranëve invalidor…
Qeveria e Republikës së Serbisë Ministria e punës, punësimit, veteranëve dhe cështjeve sociale Ministria e punës, punësimit,veteranëve dhe cështjeve sociale, departamenti për sigurimin e pensioneve invalidore dhe mbrojtjes së veteranëve invalidor, i ka dërgoi një ftesë publike shoqatave të qytetarëve të interesuar, të krijuara për të përmirësuar pozitën e luftëtarëve, invalidëve ushtarakë, invalidëve të luftës civile dhe familjeve të luftëtarëve të rënë, projekte që do të financohen nga buxheti i Republikës së Serbisë.
Prioriteti në këtë thirrje është përmirësimi i përfshirjes sociale të luftëtarëve, invalidëve ushtarakë, invalidëve të luftës civile dhe familjeve të ushtarëve të rënë në Republikën e Serbisë, si dhe kujdesin e traditave të luftërave çlirimtare të Serbisë përmes:
– Promovimin e rrjedhave të luftërave çlirimtare të Serbisë,
– Forcimi i rolit të shoqatave të luftëtarëve, invalidëve ushtarakë, invalidëve të luftës civile dhe familjeve të luftëtarëve të rënë në bashkësinë lokale.
Bartësit e propozimit mundë të jenë:
– shoqata të regjistruara të qytetarëve, me seli në territorin e Republikës së Serbisë;
– shoqatat që kryejnë veprimtari në territorin e Republikës së Serbisë;
– shoqatat që janë drejtpërdrejt përgjegjëse për përgatitjen dhe zbatimin e projektit;
– shoqatat që kanë burime materiale dhe njerëzore për zbatimin e projektit;
– shoqatat që kryejnë veprimtari të rregullta financiare.
Çdo shoqatë qytetare ka të drejtë të aplikojë me një propozim projekti, i cili do të zbatohet për një kohëzgjatje maksimale deri në gjashtë muaj.
Gjatë zbatimit të projekteve të aprovuara, Ministria do të kryejë kontrollin dhe vlerësimin e zbatimit të projekteve të pranuara. Raporti negativ do të ndikojë në financimin e mëtejshëm të projekteve të miratuara. Ministria ka të drejtë të kërkojë modifikimin e projektit, si dhe kontratën e përfunduar,ndërsa në bazë të raporteve të rregullt dhe jo të rregullt mbi realizimin e aktiviteteve të projektit dhe në përputhshmëri me mjetet në dispozicion.
Shoqatat e interesuara të qytetarëve janë të detyruar të dorëzojnë projekt propozimet jo më vonë se data 5 gusht 2019 në orën 8:00.
Informata shtesë mbi konkursin dhe dokumentet e konkursit mundë ti marrni në https://www.minrzs.gov.rs/sr/konkursi
Burimi: Ministria e punës, punësimit, veteranëve dhe cështjeve sociale dhe Trupi koordinues