Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik ka shpallur thirrje publike për dorëzimin e paraqitjeve të programeve të trajnimit profesional në fushën e edukimit financiar në mënyrë që të rrisë kompetencën e të punësuarve në shkollat fillore.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik ka shpallur thirrje publike për dorëzimin e paraqitjeve të programeve të trajnimit profesional në fushën e edukimit financiar në mënyrë që të rrisë kompetencën e të punësuarve në shkollat fillore.
Fondet janë të destinuara për zbatimin e programeve të zhvillimit profesional të miratuara në përputhje me rregullat që rregullojnë zhvillimin e vazhdueshëm profesional të mësuesve, arsimtarëve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë, dhe se për të përmirësuar aftësitë e punonjësve në shkollat fillore në fushën e edukimit financiar përmes organizimit të trajnimeve profesionale.
Pjesëmarrësit e thirjjes mund të jenë persona juridikë me seli në Republikën e Serbisë (institucionet në fushën e arsimit, organet qeveritare, OJQ-të dhe organizatat tjera jo-fitimprurëse e themeluar për të arritur objektivat dhe përmirësimin e arsimit).
Financimi për programin e trajnimit profesional që synon përmirësimin e aftësive të punonjësve në shkollat fillore në fushën e edukimit financiar me organizimin e trajnimeve profesionale janë dhënë në buxhetin e Republikës së Serbisë në vlerë prej 5,000,000.00 dinarë.
Përdorues i mjeteve, si një palë kontraktuese është i detyruar të dorëzojë raporte mujore Ministrisë, dhe pas përfundimit të të gjitha trajnimet e planifikuar edhe një raport përfundimtar.
Pjesëmarrësit e thirrjes publike paraqitjen dhe propozim e avansimit profesional e dorëzojnë në afat brenda 7 ditëve nga data e publikimit të thirrjes në faqen e internetit të Ministrisë.
Aplikuesi dokumentet e paraqitjes duhet t’i dorëzojë në zyrën e Ministrisë ose me postë në një zarf të mbyllur me mbishkrimin „Јавни позив за подношење пријава за подизање компетенција запослених у основним школама у области финансијске писмености“(не отварати), Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, Sektori i Arsimit parashkollor dhe fillor, Nemanjina 22-26, 11000 Beograd, kati VI, krahut C, zyra 22.
Informacion shtesë rreth ftesës publike mund të merrni në telefonin 011 / 3616-382.
Informacione të tjera rreth konkursit dhe formularit të aplikimit mund të gjeni në këtë adresë:
http://www.mpn.gov.rs/konkursi-i-javni-pozivi/o-konkursi/
Burimi: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik dhe Trupi Koordinues