Medvegjë – Nga 19 prilli deri më 30 prill të v. 2018, do të mbahet një fushatë në komunën e Medvegjës, në kuadër të projektit "Mbështetje për stabilitetin socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor", të cilin e realizon organizata gjermane HELP dhe e financon Qeveria e Gjermanisë.
Medvegjë – Nga 19 prilli deri më 30 prill të v. 2018, do të mbahet një fushatë në komunën e Medvegjës, në kuadër të projektit "Mbështetje për stabilitetin socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor", të cilin e realizon organizata gjermane HELP dhe e financon Qeveria e Gjermanisë.
Objektivi i përgjithshëm i programit është rritja e kapaciteteve të grupeve të popullsisë të rrezikuar ekonomikisht dhe socialisht dhe përfshirja e tyre e plotë në shoqëri.
Objektivat specifike të programit janë zvogëlimi i varfërisë në mesin e grupeve të cenueshme ekonomikisht, rritja e aksesit në tregun e punës të të dënuarve dhe të ish-të dënuarve dhe përfshirja më e mirë e romëve në shoqëri.
Nëpërmjet ndarjes së granteve në pajisje, trajnime profesionale dhe biznesore, rrjetëzim dhe mentorim, aktivitetet e projektit do të kontribuojnë në fuqizimin ekonomik të grupit të synuar, reduktimin e varfërisë dhe rritjen e mundësive të punësimit, duke përdorur mekanizma për të rritur zhvillimin e mikro bizneseve. Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet sinergjive të mundshme ndërmjet iniciativave kombëtare, rajonale dhe lokale.
Projekti po zbatohet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndërsa në Serbi mbulon qytetet e Medvegjës, Leskovcit, Nishit, Pirotit dhe Svërligut.
Grupi i synuar është ndërmarrjet fillestare, bizneset mikro dhe të vogla, të rinjtë e papunësuar, gratë, pakicat kombëtare, personat me aftësi të kufizuara dhe kategoritë më pak të punësuara të popullsisë.
Të gjithë personat e interesuar të cilët dëshirojnë të fillojnë biznesin e tyre ftohen të marrin pjesë në prezantime për informacione të detajuara mbi kushtet e konkurrimit.
Prezantimet do të mbahen në orarin e mëposhtëm:
19 prill 2018, të enjten – Medvegjë, në sallën e bashkisë, në orën 12
23 prill 2018, të hënën – Siarinska Banjë, hotel Gejzer, në ora 12:00
25 prill 2018, e mërkurë – Lece, Shkolla Fillore "Radovan Kovaçeviq Maksim", në orën 12
27 prill 2018, të premten – Tulare, Shkolla Fillore "Vladimir Bukiliq", nga ora 12
30 prill 2018, të hënën – Medvegjë, në sallën e komunës , në orën 12
Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues