Ju ftojmë që të enjten dhe premten (30 dhe 31 janar) të përcjellni një vizitë pune në komunat Bujanoc dhe Preshevë të Zoran Stankoviqit, kryetar i Trupit Koordinues. Aktivitet e planifikuara për të enjten 30 janar (Bujanoc)…
Ju ftojmë që të enjten dhe premten (30 dhe 31 janar) të përcjellni një vizitë pune në komunat Bujanoc dhe Preshevë të Zoran Stankoviqit, kryetar i Trupit Koordinues.
Aktivitet e planifikuara për të enjten 30 janar (Bujanoc)
- në ora 11:00 në ambientet e Këshillit Kombtar Shqiptar, Zoran Stankoviq, kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Suzana Paunoviq, drejtoreshë e Zyrës për të drejtat e njeriut dhe pakicave do të takohen me kryetarin e Këshillit Kombtar Shqiptar, Galip Beqirin.
Pas takimit në ora 11:45 janë të parapara deklaratat për media
- në ora 13 në sallën e madhe të Shtëpis së kulturës në Bujanoc do të mbahet tribunë me emrin „Serbija në rrugën drejt Bashkimit Europian“. Pjesëmarrës të tribunës do të jenë : Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues, Majkëll Devemport, shef i delegacionit të EU në Serbi, Suzana Paunoviq, drejtoresh e Zyrës për drejtat e njeriut dhe pakicave, Srgjan Majstoreviq, zëdhënës drejtor i Zyrës për integrime europiane, Nagip Arifi,kryetar i komunws Bujanocit, Galip Beqiri, kryetar i Këshillit Kombtar Shqiptar, Nenad Banoviq, kryetar i Komisionit për ndjekje të regjimit paviza dhe Kenan Rashitoviq, kryetar i oraganizatës „Forumi rinor për edukimin e romëve“. Në tribunë do të marrin pjesë edhe publiku i interesuar.
- në ora 14:45 janë të parapara deklaratat për media
Aktivitetet e planifikuara për të premten 31 janar (Preshevë)
- në ora 12:15 minuta takimi i Zoran Stankoviqit, kryetar i Trupit Koordinues, Majkëll Devemportit, shef i delegacionit të EU në Serbi me kryetarin e komunës se Preshevës, Ragmi Mustafën.
- në ora 13 është e planifikuar vizita në maternitet. Maternitetin do ta vizitojë kryetari i komunës Preshevës, Ragmi Mustafa, shefi delegacionit të EU në Serbi, Majkëll Devemport, ministresha e shëndetësisë, Sllavica Gjukiq-Dejanoviq, kryetari i Trupit Koordinues të Qeverisë së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq,
-
në ora 14 janë të parapara deklaratat për media në maternitetë.