Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues, do të qëndroj më 20, 21 dhe 22 maj në komunën e Preshevës dhe Bujanocit.
Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues, do të qëndroj më 20, 21 dhe 22 maj në komunën e Preshevës dhe Bujanocit.
Të mërkuren, më 20 maj, kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq dhe ministri punës, punësimit dhe politikës sociale, Aleksandër Vulin, në ora 14 e 30 minuta do të vizitojnë Kryqin e Kuq në Bujanoc dhe Kuzhinën Popullore. Pas takimit dhe vizitës, janë të parapara deklaratat për media.
Të enjtën dhe të premten, më datë 21 dhe 22 maj, kryetari i Trupit Koordinues do të takohet me kryetarin e komunës së Preshevës, Ragmi Mustafën, kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifin, me deputetët popullor, Riza Halimin dhe Shaip Kamberin, kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Jonuz Musliun dhe me mediat.
Të enjten, më datë 21 maj, në ora 15 e 30 minuta, kryetari i Trupit Koordinues fton mediat në takim. Takimi do të organizohet në hapësirat e Trupit Koordinues në Bujanoc. Gazetarët e interesuar mund të marrin deklaratat për media.
Të premten, më datë 22 maj, kryetari i Trupit Koordinues do të takohet me deputetët popullor, Riza Halimin dhe Shaip Kamberin.
Në ora 11 e 15 minuta janë paraparë deklaratat për media në zyrën e Trupit Koordinues në Preshevë.