Takimi i Këshillit të Palëve të Interesuara në lidhje me funksionalizimin e Paraleles së Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc, do të mbahet më 3 prill, në ora 13:30, në hapësirat e këtij fakulteti.

Organizatori dhe kryesuesi i takimit është Lamberto Zanijer, Komesar i Lartë për Pakica Kombëtare në OSBE. Në takim do të marrin pjesë edhe Mladen Sharçeviq, ministër i arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik i cili do të jetë edhe bashkëkryesues i takimit, Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit, Dejan Jakshiq, rektor i Universitetit të Novi Sadit, Aleksandar Grubor, dekan i Fakultetit Ekonomik në Suboticë, Sem Fabrici, ambasador dhe shef i Delegacionit të Unionit Europian në Serbi, Andrea Oricio, ambasador dhe shefi i Misionit të OSBE-së në Serbi, Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve dhe Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Mediave do t`i mundësohet që të inçizojnë fillimin e takimit.