FILLON PAGIMI I SHTESAVE MË TË MËDHA PRINDËRORE

  • In Lajme
  • 3. July 2018.
  • 17 Views
FILLON PAGIMI I SHTESAVE MË TË MËDHA PRINDËRORE

Preshevë, Bujanoc, Medvegjë – Në fuqi kanë hyrë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit mbi Përkrahjen Financiare të Familjeve me Fëmijë, të cilëve iu është paraparë pagesa e shtesave më të mëdha prindërore.

Ligji parashikon që prindërit për fëmijën e parë të marrin 100,000 dinarë një herë, për fëmijën e dytë 10,000 dinarë në muaj për dy vjet, për fëmijën e tretë 12,000 dinarë në muaj për 10 vjet dhe për fëmijët e katërt 18,000 dinarë në muaj për 10 vjet.

"Pagesa fillon më 1 korrik në përputhje me ligjin, por në mënyrë retroaktive për fëmijën e dytë, tretë dhe katër ta përshtatmi dhe të bëjmë mënyrën e re të pagesës", tha Zoran Gjorgjeviq, Ministër i Punës, Punësimit, Çështjeve të Veteranëve dhe Çështjeve Sociale.

Ai kujtoi se pagesa e fondeve është e vlefshme për fëmijën e dytë, të tretë dhe të katërt që nga 25 dhjetori i vitit të kaluar dhe për fëmijën e parë nga 1 korriku 2018. Prindërit ose fëmijët duhet të përmbushin disa detyrime si psh. vaksinimin e detyrueshëm dhe regjistrimi në institucionet parashkollore dhe programet shkollore  në përputhje me ligjin e Republikës së Serbisë, tha Gjorgjeviq.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака