Vrajë – Në organizimin e “Qendrës Edukative” të Leskocit, ndërsa në bashkëpunim me shoqatën “Veles” të Vlladiçin Hanit, në platonë pranë bibliotekës “Bora Stankoviq”, në Vrajë është mbajtur për herë të parë “Festivali i tolerancës”.

Fjala është për panairin e aktivistëve të organizatave të shoqërisë civile, individëve dhe insitucioneve nga fusha e mbrojtjes së barazisë dhe promovimit të drejtave të njeriut.
Pjesëmarrësit e festivalit në shtande kanë prezantuar aktivitet e tyre përmes performancave, meterialeve të shkruara, audio apo video materialeve, ndërsa qytetarët të cilët ishin prezent përveç shikimit në materialet e ekspozuara dhe performancat e shfaqura, kanë mundur që personalisht të bisedojnë me ekspozuesit.
“Festivali i tolerancës”, është organizuar në kuadër të projektit “Me dituri deri tek barazia”, dhe të cilin e ka mbështetur Zyra për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave e Republikës së Serbisë.
Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues