Medvegjë – Në sallën e Qendrës Kulturore në Medvegjë është mbajtur një audicion për këngëtarët dhe valltarët e talentuar.
Medvegjë – Në sallën e Qendrës Kulturore në Medvegjë është mbajtur një audicion për këngëtarët dhe valltarët e talentuar.
Komuna e Medvegjës iu dha kënga – „If Love Ëas A Crime“ (Nëse dashuria është krim) e interpretuar në Eurovision 2016 nga Poli Genova, një këngëtare bullgare. Fëmijët e zgjedhur do të punojnë shumë me një ekip profesional nga produksioni gjatë disa muajve të ardhshëm.
Në garë, e cila do të zhvillohet në qershor në Vrajë, talentë të rinj nga 24 qytete, përfshirë komunën e Medvegjës – do të përfaqësojnë 24 vende evropiane, përfshirë Izraelin dhe Australinë, dhe do të gjykohet nga një juri nga të gjitha qytetet dhe audienca përmes SMS. Sipas rregullave të konkursit, pasi Vraja ishte fituesi i vitit të kaluar, skuadra nga ai qytet do të përfaqësojë Serbinë dhe do të interpretojë këngën në gjuhën e tyre amtare.
Kjo garë po rritet nga viti në vit dhe në të cilin të rinjtë kanë mundësinë të tregojnë talentin e tyre. Nga përfaqësuesit e zgjedhur në periudhën e arshmshme do të punojnë ekspertët nga produksioni i programit, ndërsa si shpërblim fituesit do të marrin një udhëtim në vendin që ata përfaqësuan.
Finalja e programit Serbia në ritmin e Europës do të transmentohet nga TV Prva.
Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues