Informojmë të gjitha palët e interesuara se një ftesë e re për propozime është hapur në kuadër të programit "Europa për Qytetarët".
Informojmë të gjitha palët e interesuara se një ftesë e re për propozime është hapur në kuadër të programit "Europa për Qytetarët".
Në këtë thirrje ju mund të aplikoni për projekte sipas Kapitullit 2 – Angazhimi demokratik dhe pjesëmarrja qytetare – masa 2.3. Projektet e organizatave të shoqërisë civile.
Thirrja mbyllet më 2 shtator 2019.
Në kuadër të kapitullit të dytë "Angazhimi demokratik dhe pjesëmarrja qytetare", prioritetet e mëposhtme janë në fokus për vitin 2019:
• Debat për të ardhmen e Europës dhe euro-skepticizmin, ekstremizmin dhe racizmin në Evropë
• Promovimi i solidaritetit në kohë krize
• Inkurajimi i dialogut ndërkulturor, mirëkuptimi i ndërsjellë dhe lufta kundër stigmatizimit të emigrantëve dhe grupeve minoritare
Para përgatitjes së aplikacionit, duhet të shikoni me kujdes Udhëzuesin e ri të Programit dhe Programin e Punës për 2019, i cili është në dispozicion në https://eacea.ec.europa.eu/europe-for-citizens_en
Informata të hollësishme mbi konkursin mund të gjenden në EACEA https://eacea.ec.europa.eu/europe-for-citizens/funding_en?cookies=disabled
Burimi: Zyra për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile dhe Trupi Koordinues