Preshevë, Bujanoc, Medvegjë – E drejta për kompensim të lindjes, e cila deri më tani kishin gratë të punësuara me kontratë pune, do të vlejë edhe për gratë të cilat në mënyrë të pavarur kryejnë ndonjë lloj aktiviteti.
Preshevë, Bujanoc, Medvegjë – E drejta për kompensim të lindjes, e cila deri më tani kishin gratë të punësuara me kontratë pune, do të vlejë edhe për gratë të cilat në mënyrë të pavarur kryejnë ndonjë lloj aktiviteti. Sipërmarrësit, fermerët dhe gratë e angazhuara jashtë kontratës së punësimit do të kenë të drejtën e kompensimit të pagave gjatë pushimit të lindjes dhe mungesës së punës për kujdesin e fëmijëve, ndërsa ndihma prindërore për fëmijën e parë do të rritet nga 39,000 dinarë në 100,000 dinarë.
Kjo është caktuar me Ligjin për Mbështetjen Financiare të Familjes me Fëmijët, zbatimi i të cilit do të fillojë nga 1 korriku i këtij viti.
E drejta për kompensim prindëror, i cili deri më tani e kishin gratë e punësuara me kontratë të punës, do të vlejnë edhe për gratë që kryejnë në mënyrë të pavarur disa aktivitete, si dhe ato të angazhuara me kontratë pune ose kontratë për punë të përkohshme të rastit. Baza për pagesën e këtij kompensimi do të varet nga kontributet e paguara bazuar në disa lloj të ardhurash që kanë pasur gjatë 18 muajve të fundit. Është parashikuar që pagesa për fëmijën e parë prej 100,000 dinarë të paguhet për një herë.
Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues