Vranjë – Afati për pagesën e borxhit për rrymë është shtyrë prej 15 në 30 ditë, çka është edhe në përputhje me Ligjin e ri për Mbrojtjen e Konsumatorëve, ka deklaruar shoqëria ekonomike për distribuimin e energjisë elektrike “Jugoistok” në Nish.

Përveç asaj, ndërmarrja “EPS Snadevanje”, ka ulur limitin për nënshtrimin e paralajmrimit për ndërprerjen e furnizimit të energjisë elektrike nga 10.000 në 5.000 dinarë.
Të gjithë harxhuesit të cilët për energjinë elektrike të harxhuar që kanë borxh më shumë se 5.000 dinarë sëbashku me llogarinë e korrikut mund të presin edhe paralajmrimin përpara ndërprerjes së rrymës.
“Rikujtojmë që afati për maturim është ndryshuar më datë 25 të muajit dhe se gjithë ata të cilët paguajnë borxhin e tyre arrijnë të drejtën në zbritje deri në pesë përqind, i cili do të llogaritet në faturën e ardhshme”, është theksuar në njoftimin e “Jugoistok”-ut të Nishit.
Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues