Bujanoc, Vranjë, Leskoc, Pirot – Shoqata Joqeveritare e Gazetarëve të Serbisë (NUNS), ka shpallur të dhënat rreth kompanive dhe personave fizik të cilët në bazë të ftesës publike të Agjensionit për Privatizim kanë paraqitur letrat rreth interesimit për blerjen e 49 mediave shtetërore.
Bujanoc, Vranjë, Leskoc, Pirot – Shoqata Joqeveritare e Gazetarëve të Serbisë (NUNS), ka shpallur të dhënat rreth kompanive dhe personave fizik të cilët në bazë të ftesës publike të Agjensionit për Privatizim kanë paraqitur letrat rreth interesimit për blerjen e 49 mediave shtetërore.
Në listën e cila është shpallur në internet portalin e NUNS-it, gjenden ëdhe katër shtëpi mediatike nga jugu i Serbisë, të cilat janë Radio Buajnoci, Radio Televizioni i Vranjë, Radio Leskoci dhe Televizioni i Pirotit.
Siç thuhet në NUNS, për privatizimin e Radio Bujanocit është interesuar Elhan Beluli, ndërsa për privatizimin e Radio Televizionit të Vranjës letër interesimi kanë dërguar Sidikati i Gazetarëve të Serbisë – RTV Vranjë, Ninosllav Smilkoviq dhe Mikllosh Dimitrijeviq. Për privatizimin e Radio Leskocit është e interesuar Lidija Cvetanoviq, ndërsa për televizionin e Pirotit është interesuar Branisllav Illiq – nga Kanal P dhe Zoran Maniq, përfaqësuesi i konsorciumit të punësuarëve.
NUNS-i deri më tani nuk jep më shumë detaje rreth personave të cilët kanë dërguar letrat për synim për privatizimin e mediave, përveç detajit se bëhet fjalë për personat fizik nga Serbia.
Në NUNS kujtojnë se afati për privatizim i të gjithë mediave shtetërore është 1 korriku 2014. Nëse mediat deri në atë kohë nuk shiten, procedura pezullohet ndërsa kapitali privatizohet me tranfersimin e aksioneve punjonësve, pa konpensim.
Nëse punjonësit nuk e pranojnë transferimin e aksioneve falas, mediat ndalon së egzistuari dhe fshihen nga regjistri, ndërsa vendimin për ndryshimin e veprimtarisë së botuesit ose për ndërprerjen e botuesit e bie themeluesi i botuesit.
Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues