Ministria e Kulturës dhe Informimit e Qeverisë së Republikës së Serbisë ka shpallur konkurs për financimin ose bashkëfinancimin e projekteve në fushën e krijimtarisë bashkëkohore në Serbi në vitin 2019.
Ministria e Kulturës dhe Informimit e Qeverisë së Republikës së Serbisë ka shpallur konkurs për financimin ose bashkëfinancimin e projekteve në fushën e krijimtarisë bashkëkohore në Serbi në vitin 2019.
Konkursi është shpallur në gazetën e përditshme "Politika" dhe në faqen e internetit të Ministrisë së Kulturës dhe Informimit (http://www.kultura.gov.rs/cyr/konkursi/konkurs-za-finansiranje-ili-sufinansiranje-projekata-iz-oblasti-savremenog-stvaralastva-u-republici-srbiji-u-2019–godini ) dhe është e hapur deri më 4 shkurt 2019.
Të drejtë pjesëmarrje kanë institucionet, shoqatata artistike dhe të tjera të regjistruara për veprimtarinë e kulturës, individët (artistë, bashkëpunëtorë ose ekspertë të kulturës), dhe subjektet e tjera në kulturë, përveç institucioneve të kulturës të themeluar nga Republika e Serbisë, të cilat financohen në bazë të nenit 74 të Ligji mbi Kulturën.
Aplikuesi është i detyruar të paraqesë formularin e plotësuar në mënyrë të rregullt dhe të vërtetuar të aplikimit për konkurs, në të cilin duhet të jetë përshkrim i hollësishëm i projektit, një buxhet të përpunuar të projektit, si dhe të dhënat për kapacitet profesionale apo artistike të aplikantit ose implementuesit të projektit, në pesë shembuj për të gjitha fushat.
Në faqen e internetit të Ministrisë mund të shkarkoni formularët e aplikimit për pjesëmarrje në konkurs, në varësi të fushës në të cilën aplikoni.
Burimi: Ministria e Kulturës dhe Informimit dhe Trupi Koordinues