ËSHTË RRITUR RREZIKU NGA SËMUNDJET PËR SHKAK TË EMIGRANTËVE

  • In Lajme
  • 1. July 2015.
  • 25 Views
ËSHTË RRITUR RREZIKU NGA SËMUNDJET PËR SHKAK TË EMIGRANTËVE

Nish – Drejtori i Institutit për Shëndet Publik në Nish, Branisllav Tiodoroviq, ka deklaruar se përshkak të numrit të madh të emigrantëve të cilët çdo ditë kalojnë përmes Serbisë, egziston rreziku i bartjes së sëmundjeve të caktuara, siç janë paraliza e fëmijëve apo virusi MERS, duke shtuar se për shkak kësaj është e nevojshme që i tërë sistemi shëndetësor të funskionojë në mënyrë të shkëlqyer.

Tiodoroviq ka thënë se nuk ka arsye për panikë, por rritja e kujdesit është  e nevojshme.

„Inspekcioni Sanitar duhet të kontrollojë mjetet transportuese dhe pikat e kontrollimit, sepse aty emigrantët takohen me njerëzit tanë. Insituti për Shëndet Publik në tërë vendin duhet të marrë masat preventive të zbulimit të hershëm të të sëmuarve, ndërsa sistemi shëndetësor t`i shëroj“, tha Tiodoroviq.

Ai ka thënë se në rastin e sëmundjeve të caktuara, siç është paraliza e fëmijëve, është shumë e rëndësishme që përfshirja e vaksinimit të fëmijëve në vendit tonë të jetë sa më e madhe.

“Numri më i madh i emigrantëve vjen nga Siria dhe nga Lindja e Afërt. Siria dikur ka pasur sistemin e shkëlqyer të vaksinimit kundër paralizës së fëmijëve, por përshkak të luftës nuk e ka tash e disa vite, si dhe në mesin e emigrantëve mund të paraqitet ndokush me ndonjë infektim”, ka theksuar Tiodoroviq.

Sipas fjalëve të Tiodoroviqit, sistemi ynë momentalisht funskionon mirë, por nëse numri i emigrantëve rritet në mënyrë drastike, kjo mund të sjell deri tek një katastrofë humanitare dhe për shkak të kësaj është  e nevojshme ndihma e Unionit Europian dhe partnerëve të saj.

Burimi: Beta, OK Radio dhe Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака