Sot në Pallatin Serbia është arritur marrëveshja për metodologjinë e vlerësimit të numrit të banorëve në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në bazë të cilës do të llogaritet vlerësimi i numrit të përgjithshëm të banorëve në këto tri komuna në vitin 2011.Vlerësimi i llogaritur me këtë metodologji do të vazhdojnë të përdoren në vend të të dhënave jo-valide nga regjistrimi i vitit 2011, me çka do të zgjidhen problemet të cilat rezultojnë në vendimmarrjen mbi politikat publike të cilat bazohen në këto të dhëna.

Metodologjinë e ka paraqitur ekipi i ekspertëve ndërkombëtar të angazhuar prej anës së ambasadës së SHBA-së, Britanisë së Madhë dhe Delegacionit të EU në Beograd. Takimin u kryesua nga OSBE-ja.
Me prezantimin e metodologjisë janë dakorduar edhe përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Serbisë, si dhe përfaqësuesit e njësive të vetqeverisjeve lokale të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, deputetet popullor nga këto komuna dhe përfaqësuesit e pakicave kombëtare. Të gjithë pjesëmarrësit në fund të takimit kanë dhënë mbështetje ekspertëve ndërkombëtar që mbas metodologjisë së harmonizuar, bazuar në standardet dhe principet ndërkombëtare, në javët e ardhshme të dalin me vlerësimin e numrit të banorëve në këto tri komuna.
Nënkryetarja e Qeverisë së Serbisë në fillim të takimit ka theksuar se është i rëndësishëm roli i gjithë akterëve në këtë vlerësim i cili do të të kontribuojë në avansimin e funksionalizimit të komunave dhe jetën më kualitative të qytetarëve. Shefi i Misionit të OSBE-së, Peter Burkhard, ambasadori i Amerikës Majkëll Kirbi, ambasadori i Britanisë së Madhe, zotëri Kif dhe zëdhënsi i shefit të Delegacionit të EU-së, Oskar Benedikt, kanë shprehur rëndësinë e gadishmërisë së Qeverisë së Serbisë që ky problem të zgjidhet në mënyrë më efikase dhe transparente duke i përfshirë të gjitha palët e interesuara.
Burimi: Ministria e Administratës Shtetërore dhe Vetqeverisje Lokale