ËSHTË MBAJTUR TAKIMI I KËSHILLIT TË PALËVE TË INTERESUARA

  • In Lajme
  • 7. September 2018.
  • 22 Views
ËSHTË MBAJTUR TAKIMI I KËSHILLIT TË PALËVE TË INTERESUARA

Në mbledhjen e Këshillit të Palëve të Interesuara të udhëhequr nga Lamberto Zanijer, Komesar i Lartë për Pakica Kombëtare i OSBE-së, janë shtjellur çështjet në lidhje me avansimin e punës së Paraleles së Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc. Këtë vit Paralelja e Fakultetit Ekonomik regjistron afwr 60 studentë të rinj.

Në mbledhjen e Këshillit të Palëve të Interesuara të udhëhequr nga Lamberto Zanijer, Komesar i Lartë për Pakica Kombëtare i OSBE-së, janë shtjellur çështjet në lidhje me avansimin e punës së Paraleles së Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc. Këtë vit Paralelja e Fakultetit Ekonomik regjistron afwr 60 studentë të rinj.

„Është e rëndësishme që studentët e Paralele së Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc, të kenë arsimim kualitativ kur bëhet fjalë për shkollimin në dy gjuhë”, theksoi Zanijer dhe shtoi se rëndësia e mbajtjes së këtyre takimeve është e madhe, sepse në këto takime shfaqet fotografia e qartë mbi nevojat dhe avansimin e arsimit në atë mjedis.

Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Korodinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, tha se për Qeverinë e Republikës së Serbisë është prioritet zgjidhja e nevojave të qytetarëve të këtyre komunave.

 “Është shumë e rëndësishme që të diskutojmë mbi nevojat dhe avansimine  funksionimit të Paraleles së Fakultetit Ekonomik të Suboticës, por edhe për prespektivat dhe mundësitë tjera që njerëzit e rinj në këto komuna t`iu ofrohet arsimim kualitativ. Rinisë në këto komuna iu është hapur mundësi e shkollimit në mjedisin e vet, por një informacion shumë i rëndësishëm është se në këto komuna egzistojnë disa paralele të cilat regjistrojnë studentë, por të cilat nuk kanë akreditim, gjë që sjellë në mashtrim studentët e ardhshëm si dhe familjet e tyre”, përfundoi Stankoviq.

Komisioneri i Lartë Zannier dhe kryetari i Trupit Koordinues, Stankoviq u pajtuan se është shumë pozitive që Paraleleja e Fakultetit Ekonomik shfrytëzohet edhe nga ana organizatave tjera dhe se ky është vendi ku të rinjtë serbë, shqiptarë dhe romë takohen dhe shkëmbejnë përvojavet dhe informacionet.

Në takim ishin prezent dhe në diskutim morën pjesë Ambasadori i OSBE në Serbi, Andrea Oricio, Anamaria Vicek, sekretar i shtetit i Ministrisë së Arsimit, Bojan Tubic, ministër asistent për Arsimin e Lartë, prodekani i Paraleles së Fakultetit Ekonomik, Aleksander Çuçkoviq, kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Shukri Imeri.

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака