ËSHTË HAPUR KONVIKTI I RENOVUAR I NXËNËSVE NË LESKOC

  • In Lajme
  • 19. May 2011.
  • 21 Views

Leskoc-Ministri i arsimit dhe shkencës Zharko Obradoviq e hapi dje në Leskoc konviktin e renovuar të nxënësve të shkollave të mesme dhe hapësirave të reja të shkollës.

Leskoc-Ministri i arsimit dhe shkencës Zharko Obradoviq e hapi dje në Leskoc konviktin e renovuar të nxënësve të shkollave të mesme dhe hapësirave të reja të shkollës.
 
Ministria e arsimit në renovimin e konviktit ka investuar 10 milion dinar dhe një milion për pajisjen e hapësirave të reja të objektit të shkollës. Kapaciteti i konviktit është rritur për 20 përqind  kështu që tash mund të pranoj gjithsejt 120 nxënës në dhomat dy dhe tri krevetëshe. Është renovuar edhe kuzhina e nxënësve e cila në të ardhmen do të punoj sipas standarve që vlejnë në institucione të tilla europiane.

„ Arsimi është ardhmëria e Sërbisë dhe për këtë duhet të jetë në përmirësim të vazhdueshëm. Parat që i kemi në disponim në kohën e krizës ekonomike është i vogël, mirpo po arrijmë që ta shpërndajmë në mënyrë të barabartë. Është mirë që me këto para modeste e përmirsojmë kualitetin e strehimit të përditshëm në konviktet e nxënësve dhe studentëve dhe kështu do të vazhdojmë“, tha ministri Zharko Obradoviq.

Në konviktin e Leskocit janë të vendosur nxënësit e shkollave të mesme nga Kraljeva, Nishi, Aleksinca, Prokupla, Kurshumlija, Presheva, Bujanoci, Trgovishtja, Vraja dhe fshatrat përreth Leskocit.

Përveç konviktit të nxënësve ministri e preu edhe shiritin e kuq në Leskoc, ku në objektin e ish ndërtesës së Gjykatës ekonomike është hapur objekti i ri shkollor për rrethin e Pçinjës dhe Jabllanicës. Në administratën shkollore që përfshin teritorin e 13 komunave janë të punësuar 10 mbikqyrës dhe inspector.

Погледајте још

Најновије

Архива чланака