ËSHTË HAPUR KONTAKT NUMRI PËR PARAQITJEN E PREPARATEVE TË SHTRENJTË PËR DEZIFENKTIM DHE MASKA NË BARNATORE

  • In Lajme
  • 16. March 2020.
  • 39 Views
ËSHTË HAPUR KONTAKT NUMRI PËR PARAQITJEN E PREPARATEVE TË SHTRENJTË PËR DEZIFENKTIM DHE MASKA NË BARNATORE

Sipas njoftimit të ministrit të tregëtisë Rasim Lajiq, qytetarët që vërejnë se farmacitë shesin maska apo dezinfektues me çmime joreale, mund ta raportojnë atë çdo ditë nga ora 7.30 deri në ora 22 në numrin e telefonit 011/2699610, dhe inspekcioni do t`i kontrollojë dhe ndëshkojë.

Sipas njoftimit të ministrit të tregëtisë Rasim Lajiq, qytetarët që vërejnë se farmacitë shesin maska apo dezinfektues me çmime joreale, mund ta raportojnë atë çdo ditë nga ora 7.30 deri në ora 22 në numrin e telefonit 011/2699610, dhe inspekcioni do t`i kontrollojë dhe ndëshkojë. Ministri Lajiç tha se edhe gjendja e jashtëzakonshme, e shpallur nga presidenti Aleksandar Vuçiq mbrëmë, nuk do të ndikojë më pak në ushqim, dhe se qytetarët nuk duhet të bëjnë rezerva.

Rritjet e pajustifikuara të çmimeve janë duke u kontrolluar për të parandaluar që dikush të pasurohet gjatë pandemisë së virusit korona, ndërsa do të kontrollohet që faturat fiskale të lëshohen.

Ministri përsëriti se mallrat janë në magazine, dhe se qytetarët nuk duhet t’i bëjnë ato në shtëpi dhe të frigohen se do të mbesin pa ushqim.

"Ne mund të krijojmë probleme vetë nëse blejmë një karrocë të plotë me bukë, miell dhe letër higjienike. Për momentin nuk ka nevojë për llojin e histerisë që kemi parë në shumë vende të Evropës. Nëse qytetarët nuk i respektojnë këshillat dhe vazhdojnë të blejnë në sasi të mëdha, një nga masat që mund të vihet në zbatim është që të kufizohet blerja sipas sasisë", tha ministri Lajiq.

Burimi: RTS, Juzhne Vesti dhe Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака