Bujanoc – Zejni Fejzullahu, drejtor i shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, ka thënë se momentalisht gjendja mbrenda ndërtesës së shkollës pas dëmtimit nga era dhe shiu i fortë është relativisht e mirë, si dhe nuk ka rrezikshmëri për nxënësit dhe personelin shkollor.

“Egzistojnë disa probleme të cilat mund të theksohen. Era e keqe në shkollat do të largohet pas tharjes së lagështisë nga tavani i drurit”, ka deklaruar Fejzullahu për ueb portalin Titulli.com.
Ai theksoi se komuna për shkollën ka ndarë ndihmë të njëhershme në vlerë prej gjysë milion dinarëve, ndërsa Komisioni për Vlerësimin e Dëmit ende nuk ka vërtetuar vlerën
„Na është dashur zgjidhje e përkohshme për sanimin e pllakës së epërme, përkatësisht pjesëve të kulmeve. Tani vazhdon procedura e publikimit të tenderit për sanimit e përhershëm të pjesës së dëmtuar të shkollës“, tha Fejzullahu.
Sipas fjalëve të tij “Dunav Osiguranje” garanton sanimin e objektit në të cilin është paguar sigurimi.
Mësimi në shkollë zhvillohet sipas planit të paraparë, ndërsa është duke u punuar në mënyrë intensive që sanimi të përfundohet në afat optimal.
Burimi: Vranjske, Titulli dhe Trupi Koordinues