Leskoc – Për qëllim të forcimit të aktiviteteve ekonomike të rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës, përfaqësuesit e Qendrës për Zhvillim të Rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës në takimin e mbajtur më herët janë marrë vesh rreth bashkëpunimit të ardhshëm me Ministrinë e Bujqësisë.

Përfaqësuesit e kësaj qendrejeje në këtë takim kanë paraqitur zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë rezultatet e projektit “Përkrahja për prodhimin e ushqimit organik në jug të Serbisë” dhe kanë paraqitur potencialet e këtij rajoni.
Me këtë rast përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë kanë treguar interesim të madh për punën e Qendrës, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit. Është përmbyllur se bashkëpunimi duhet të fokusohet në fitimi e projekteve të ri dhe tërheqjen e investimeve në këtë rajon, për të cilën në të ardhmen do të punohet në mënyrë aktive.
Qendrës për zhvillim është dhënë mirënjohje për rezultatet e deritanishme në zhvillimin e bujqësisë organike, ndërsa është theksuar se ka kapacitete për zbatimin e politikës nacionale agrare në këtë pjesë të Serbisë, jo vetëm në fushën organike por edhe në fushën e bujqësisë konvencinonale.
Burimi: Vesti dhe Trupi Koordinues