Të mërkurën rreth orës 20, një tërmet i dobët përsëri e ka goditur rrethin e Vranjës dhe Bujanocit.
Të mërkurën rreth orës 20, një tërmet i dobët përsëri e ka goditur rrethin e Vranjës dhe Bujanocit.
Sipas të dhënave të Institutit Seizmologjik Republikan këtë herë epiqendra ishte në mes të fshatrave Lilancë dhe Zhvebac.
Forca e goditjes e 3.5 shkallëve të Rihterit ka ndodhur në ora 20.04 në komunën e Bujanocit.
Inteziteti i dridhjes në epiqendër është vlerësuar i shkallës së pestë të Mercallit.
Siç ka njoftuar Instituti Seizmologjik, lloji i këtyre tërmeteve mund të shkaktoj dëme të vogla në objektet e vjetra në zonat e epiqendrës.
Ky ishte tërmeti i dytë në javën e fundit. I pari ishte 3.6 Rihter, i cili kishte ndodhur të dielen me epiqendër në fshatin Zhbevac të Bujanocit.
Të dy tërmetet i kanë ndjerë banorët e Vranjës, Bujanocit, Preshevës dhe fshatrave në rrethin.
Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues