DY MILARDË DINARË PËR RRUGËT E RRETHIT TË JABLLANICËS

  • In Lajme
  • 12. March 2019.
  • 21 Views
DY MILARDË DINARË PËR RRUGËT E RRETHIT TË JABLLANICËS

Medvegjë – Ministrja e ndërtimtarisë, transportit dhe infrastrukturës, Zorana Mihajloviq së bashku me ministrin e rinisë dhe sporteve, Vanja Udoviq, vizituan komunën e Medvegjës dhe me kryetarin e rrethit të Jabllanicës dhe kryetarët e njësive të vetëqeverisjes lokale mbajtën takime në temën e investimeve në infrastrukturën rrugore si dhe zbatimin e ligjeve nga ministritë përkatëse.

Medvegjë – Ministrja e ndërtimtarisë, transportit dhe infrastrukturës, Zorana Mihajloviq së bashku me ministrin e rinisë dhe sporteve, Vanja Udoviq, vizituan komunën e Medvegjës dhe me kryetarin e rrethit të Jabllanicës dhe kryetarët e njësive të vetëqeverisjes lokale mbajtën takime në temën e investimeve në infrastrukturën rrugore si dhe zbatimin e ligjeve nga ministritë përkatëse.

"Këtë vit ne do të investojmë dy miliardë dinarë në infrastrukturën rrugore të Rrethit të Jabllanicës. Ne folëm jo vetëm për projektet e realizuara dhe të planifikuara por edhe për gjithçka që është e rëndësishme për cilësinë e jetës së banorëve. Njëra prej temave ka qenë zbatimi i ligjeve mbi legalizimin dhe planifikimin dhe ndërtim, sepse pa këtë nuk ka zhvillim të infrastrukturës", tha Zorana Mihajloviq.

Komuna e Medvegjës është një shembull i shkëlqyeshëm për të gjithë të tjerët, sepse është mbi mesataren republikane në shpejtësinë e lëshimit të lejeve të ndërtimit dhe legalizimit të objekteve, tha ajo.

Mihajlloviq shtoi se është rënë dakord të ndihmojë kompaninë publike komunale "Obnova" që të jetë në gjendje të mbajë rrugët lokale, si dhe "Korridoret e Serbisë” pas përfundimit të Korridorit 10, t'i japin komunës një mjet për përdorim.

"Në çdo gjë që është në kompetencë të ministrisë që unë drejtoj, dhe që mund të ndihmojë për të punuar me efikasitet, ne jemi këtu për të ndihmuar", përfundoi ajo.

Ministri i Sportit, Vanja Udoviçiq, vuri në dukje se të gjitha qeveritë lokale janë të barabarta dhe po aq të rëndësishme për Qeverinë e Serbisë, dhe falënderoi nënkryetaren Mihajlloviq për mbështetjen e tyre në zhvillimin e sportit të grave.

Udoviçiq shtoi se Ministria e Rinisë dhe Sporteve në periudhën e mëparshme ka ndihmuar ndërtimin e tri sallave në Rrethin e Jabllanicës dhe në këtë dretjim nuk do të ndalet.

"Ne duam të përmirësojmë jetët e të rinjve, t'i inkurajojmë ata që të jenë më aktivë dhe të përmirësojmë sportin shkollor. Sot biseduam për projektet kapitale, por edhe për ato më të vogla apo lokale që kontribuojnë për një jetë më të mirë për qytetarët e këtij rajoni", tha ai.

Nebojsha Arsiq, kryetari i komunës së Medvegjës, theksoi se në këtë qeveri lokale po shkruhet një histori e re dhe se pas vizitës së suksesshme të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vizita e zëvendëskryeministres dhe ministrit të rinisë dhe sporteve është një tjetër fakt që shteti i Serbisë mendon për të gjitha qeveritë lokale dhe  për Medvegjën .

"Kjo është një nxitje e madhe për ne që të përdorim të gjitha burimet e këtij rajoni dhe të kontribuojmë në zhvillimin ekonomik të komunës. Rruga Lebane-Medvegjë, pika jonë e dhimbshme për vite, ndërsa kemi biseduar edhe rreth projekteve të tjera që do të kontribuojnë në zhvillimin e turizmit të banjës dhe lidhshmërive", tha Arsiq.

Milos Qiriq, kryeshef i Rrethit të Jabllanicës, tha se bashkëpunimi mes Qeverisë së Serbisë dhe ministrive të përkatëse me Rrethin e Jabllanicës është i lartë dhe se pret që për një afat të shkur të filloj realizimi i projekteve që po diskutohen tani, kryesisht në zhvillimin e infrastrukturës së transportit. Në takim morën pjesë përfaqësues të vetëqeverisjes lokale të Leskocit, Lebanit, Vlasotincës, Cërna Travës, Bojnikut dhe Medvegjës.

Burimi: RTS dhe Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака