Bujanoc – Situata në komunën e Bujanocit është nën kontroll dhe pa raste të konfirmuara të infektuara nga koronavirusi, dhe nëse ndodh një ndryshim, qytetarët do të njoftohen në kohën e duhur, tha drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit, dr. Lela Jovanoviq.
Bujanoc – Situata në komunën e Bujanocit është nën kontroll dhe pa raste të konfirmuara të infektuara nga koronavirusi, dhe nëse ndodh një ndryshim, qytetarët do të njoftohen në kohën e duhur, tha drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit, dr. Lela Jovanoviq.
"Ne monitorojmë situatën në terren dhe marrim të gjitha masat e nevojshme. Përsëri, për të mbajtur nën kontroll situatën, është e nevojshme izolimi, në masën më të plotë të mundshme, për të gjitha kategoritë e popullatës", tha dr. Jovanoviq.
Ajo theksoi se të kthyerit nga jashtë që kanë simptoma të infeksionit të frymëmarrjes, si ethe, kollë, probleme të frymëmarrjes, duhet të kontaktojnë shërbimin epidemiologjik në numrat e telefonit në vijim: 064/140-32-89, 064/424-23-26, 062/718-820, 017/421-310.
"Për të gjithë pacientët e tjerë në komunë, me këto simptoma, ne kemi hapur një klinikë speciale ambulatore në Shtëpinë e Shëndetit, ku fëmijët dhe të rriturit mund të marrin kujdes të duhur mjekësor. Kërkoj nga qytetarët që të ndjekin këto udhëzime”, thotë ajo.
Respiratori, i cili kohët e fundit iu dhurua komunitetit lokal nga Goran Jovanovski, do të instalohet në automjetn sanitary të Shërbimit të Emergjencës.
"Shërbimi i Emergjencës tani do të ketë dy automjete të pajisura me respiratorë të lëvizshëm, të cilat do të lejojnë transportimin adekuat të rasteve urgjente. Shtëpia e Shëndetit është shumë mirënjohëse ndaj donatorit", tha dr. Jovanoviq.
Në komunën e Bujanocit janë mbi njëqind qytetarë në vet izolim.
Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues