Medvegjë – Mardhëniet e mira politike në mes të Sërbisë dhe Indonezisë mund të zgjërohen edhe në fushën e ekonomisë, kryesisht në sferën ushtarake dhe në industrin ushqimore, por edhe turizmit – ka vlerësuar, me rastin e vizitës së parë, jugut të Sërbisë, ambasadori i këtij shteti të largët aziatik, Samuel Samson.

Kryetarët e trembëdhjetë komunave të rrethit të Pçinjës dhe Jabllanicës, mysafirit të lartë i kanë prezentuar potencialet e këtij rajoni, më pas ka pasuar vizita e minierës së arit, bakrit dhe zinkut “Lece” në komunën e Medvegjës. Edhe pse Indonezia është e njohur si vend destinacioni atraktiv turistik, ambasadorin e kanë kënaqur ujrat termale dhe gejzerët në bajën e Siharinës të cilat siç theksoi, mund të plotësohet “me masazhë lindore me të cilat janë të njohur Indonezianët”.
Nikoqir i takimit ishte Slobodan Drashkoviq, kryetar i komunës së Medvegjës, i cili ka folur për potencialët e pashfrytëzuara të kësaj komune shumë nacionale.