Врање – Ове године ће по други пут бити додељена новинарска признања „Слађана Вељковић“, која се додељује као омаж њеном уређивачком раду у недељнику „Врањске“, саоппштио је Центар за медијску транспарентност и друштвену одговорост (ЦМТДО) из Врања.

Vrajë – Këtë vit për herë të dytë do të ndahet çmimi i gazetarisë “Sllagjana Velkoviq” e cila jepet si homazh i punës së saj editoriale në të përjavshmen “Vranjske” njoftoi Qendra për transparencë në media dhe përgjegjësi sociale (QTMPS) nga Vranja.
"Në funksion të situatës aktuale dhe faktit që gazetarët në gjendje të jashtëzakonshme u detyruan të raportojnë për COVID 19, këshilli organizativ për ndarjen e çmimeve vendosi të prezantojë këtë vit përveç çmimeve ekzistuese dhe çmimin në të holla për raportimin më të mirë mbi temën e koronavirusit në Serbi. Këto vite do të ndahen edhe tre çmime të barabarta në formën e një pllakate dhe çmimi në të holla prej 200 euro. Sponzorues i çmimit të këtij viti është kompania “Alfa-Plam” nga Vranja”thuhet në deklaratë.
QTMPS kujton që gazetarët dhe redaksitë e lajmeve mund të paraqesin propozimet e tyre për tre kategori të arritjeve më të mira të mediave:
– Për reportazhin më të mirë
– Për punën më të mirë editoriale në media lokale
– Përpjekjet për një gazetari
Konkursi është i hapur për gazetarët nga të gjitha sferat e gazetarisë (televizioni, media e shkruar dhe mediat online ) nga territori i Republikës së Serbisë dhe nga redaksitë në rajon që raportojnë në gjuhën serbe.
Punimet duhet të dërgohen në adresën e postës elektronike prizasladjanaveljkovic@gmail.com, më së voni deri më 15 qershor 2020.
Të gjitha punimet e publikuara nga 8 korriku 2019 deri më 15 qershor 2020 do të merren në konsideratë.
Burimi: Vranjske dhe Trupi Koordinues
















