Filmi i shkurt i filloristëve të fshatit Lece të Medvegjës “Zemra nga pëlhura”, ka marrë çmimin e parë në konkursin e filmave të shkurt të Agjensionit për Luftën Kundër Korrupsionit, në temën “Kur nuk rrespektojmë ligjet, ateherë…”.

Filmi i shkurt i filloristëve të fshatit Lece të Medvegjës “Zemra nga pëlhura”, ka marrë çmimin e parë në konkursin e filmave të shkurt të Agjensionit për Luftën Kundër Korrupsionit, në temën “Kur nuk rrespektojmë ligjet, ateherë…”.
Filmin e kanë realizuar nxënësit e klasave të 7 dhe 8 të shkollës fillore “Radovan Kovaçeviq”, të vendbanimit të vogël të minierës Lece, me ndihmën e arsimtari të informatikës Sinisha Stankoviq, i cili njëkohësisht ishte edhe regjisor.
„Filmi flet për atë se si të rinjët rebel, në përgjithësi nuk dëshirojnë ti rrespektojë rregullat dhe si ndonjëherë mund shumë t`i kustojnë në pjesën e jetës së ardhshme“, tha drejtori i shkollës, Marko Kostiq.
Ekipi i kësaj shkolle për vitin e dytë rradhazi merr çmimin e parë për filmin të shkurtër në këtë konkurs. Vitin e kaluar filmi i shkurtër i tyre “Ordinanca”, gjithashtu morri vendin e parë me numër pothuajse maksimal të pikëve.
„Shumë jemi krenar me nxënësit tonë. Kjo shkollë ka gjithsej 50 nxënës, mirëpo ka shumë talenta“, deklaroi drejtori Kostiq.
Rezultatet e konkursit janë shpallur më 9 dhjetor 2014, ndërsa “Zemra nga pëlhura”, në konkurencën e “moshës së madhore” për shkollat fillore dhe të mesme të Serbisë, ka marrë vendin e parë me pothuajse numrin e poenave maksimal – prej 15 pikëve të mundshme, filmi ka marrë 14,5 pikë.
Burimi: Juzhne Vesti dhe Trupi Koordinues
















