Qendra Rome për demokraci nga Bujanoci, në partneritet me Qendrën inkubatore për biznes nga Vranja , ka përfunduar trajnimin tremujor mbi ndërmarrjen dhe shkrimin e biznis planit.
Qendra Rome për demokraci nga Bujanoci, në partneritet me Qendrën inkubatore për biznes nga Vranja , ka përfunduar trajnimin tremujor mbi ndërmarrjen dhe shkrimin e biznis planit. Trajnimi ishte i dedikuar të rinjëve nga Bujanoci dhe Presheva – nxënësve të shkollave te mesme dhe të papunëve deri në moshën 30 vjeçare.
Në fund të trajnimit pjesmarrësit e projektit ishin të ndarë në 5 ekipe multietnike për shkrimin e biznis planeve, ndërsa tri ekipet më të mira janë shpërblyer me nga 15.000, 10.000 dhe 5.000 dinar. Shpallja e fituesve dhe dhënia e dhuratave ishte në Pres Qendrën në Bujanoc , të premten 25.03.2011.
Projektin e ka mbështetur trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Sërbis për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.