Leskovc- Ministrja e energjisë, zhvillimit dhe mjedisit Zorana Mihajlloviq në Leskovc ka lëshuar zyrtarisht në punë centralin e energjisë diellore prej 250 kilovat.
Leskovc- Ministrja e energjisë, zhvillimit dhe mjedisit Zorana Mihajlloviq në Leskovc ka lëshuar zyrtarisht në punë centralin e energjisë diellore prej 250 kilovat.
Ky është i pari cenrtal i energjisë diellore në rrethin e Jablanicës dhe në jug të Serbisë, dhe ky do të furnizojë rreth njëqind familje me energji.
Ministrja Mihajlloviq tha se përdorimi i potencialeve të energjisë së rinovueshme do të thotë sigurinë e energjisë për Serbinë, shpenzimet më të ulëta dhe çmime reale, dhe se në këtë drejtim Ministria planifikon të shkurtojë procedurën.
Centali i energjisë diellore në hyrje të Leskovcit, rreth HI „Nevena“ është ndërtuar nga kompania "Domit" nga Lebane.
Kontrata është nënshkruar për ndërtimin e centralit të energjisë diellore kapacitetit 650 kilovat në Bojnik.
Vlera totale e centralit të energjisë diellore, si dhe termocentralit 650 kilovat, që do të ndërtohet në Bojnik, është dy million euro.