Preshevë – Në fshatin Cerevajkë, rreth dhjetë kilometra nga Presheva në drejtim të Gjilanit, ndodhet një burim me ujë shërues që besohet se eleminon shumë probleme të veshkave, ndryshime në lëkurë dhe hemorroidet.

Burimi është pranë rrugës në drejtim të Gjilanit, e cila është shumë e frekuentuar, dhe të gëzon fakti se në gjithë atë mjedis nuk ka qese plastike, shishe dhe mbeturina. Rruga përdoret kryesisht nga popullata lokale, shqiptarët dhe serbët nga Anamorava e Kosovës dhe shqiptarët e rrethinës së Preshevës, por gjithashtu shërben si një kalim alternativ, sidomos gjatë verës kur ka turma të mëdha në Konçul të Bujanocit.
Sipas historisë së njerëzve lokalë, uji është shumë shërues, nxit thyerjen dhe nxjerrjen e gurëve nga veshkat dhe kanalet urinare. Ai gjithashtu ndikon me sukses në trajtimin e sëmundjeve të lëkurës, por edhe hemorroideve.
Gjeneratat e atyre që jetojnë këtu flasin se uji shërues ndikon pozitivisht tek njerëzit, por edhe se ata janë të detyruar ta mirëmbajnë burimin në mënyrë që ta përdorin atë edhe brezat e ardhshëm.
Burimi: Telegraf dhe Trupi Koordinues