Leskoc – Pwr më shumë se një vit Qendra për Zhvillim e rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës zbaton programin e mbështetjes së kompanive të mesme dhe të vogla në jug dhe jugperendim të Serbisë, të cilin program e finanson USAID-I, ndërsa e zbaton Agjensioni Nacional për Zhvillim Rajonal përmes ndihmës së agjensionit rajonal në Leskoc, Uzhicë, Kralevë dhe Novi Pazar.
Leskoc – Pwr më shumë se një vit Qendra për Zhvillim e rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës zbaton programin e mbështetjes së kompanive të mesme dhe të vogla në jug dhe jugperendim të Serbisë, të cilin program e finanson USAID-I, ndërsa e zbaton Agjensioni Nacional për Zhvillim Rajonal përmes ndihmës së agjensionit rajonal në Leskoc, Uzhicë, Kralevë dhe Novi Pazar.
Fokusi i këtij projekti janë kompanitë e vogla dhe të mesme nga territori i jugut dhe jugperendimit të Serbisë. Duke i’u faleminderuar këtij program, 45 kompani nga territori i jugut të Serbisë kanë fituar mbështetje finansiare dhe jo-finansiare.
Ky projekt e ka mbështetur edhe kategorinë e ndërmarrësve të rinj dhe grave ndërmarrëse, fillestarët në biznes të cilët kanë regjistruar ndërmarrjes e tyre, ndërsa 36 prej tyre do të marrin mjete të pakthyeshme për fillimin e bizneseve të veta. 11 persona nga rrethina e Pçinjës dhe Jabllanicës do të fillojnë biznesin e tyre individual.
Komponenti i tretë i këtij program janë klaseret, ndërsa ndihma për klaseret është program “Farmer to Farmer”. Me rastin e fillimit të realizimit të këtij projekti është mbajtur konferenca për media në të cilën ka marrë pjesë edhe konsulenti në këtë program Xhim Fejbër.
Ai ka theksuar se deri tek vizita e tij në Qendër ka ardhur duke i’u faleminderuar USAID-it, në mënyrë që vullnetarisht t’i ndihmojë bujqëve në Serbi.
“Punojmë me klasteret e frutave. Tentojmë që të njoftojmë organizimin e tyre dhe në bazë të kësaj të shikojmë se si mund t’i ndihmojmë. Jamë impresionuar me këtë që njerëzit këtu janë të organizuar, dëshirojnë të mësojnë dhe të pranojnë përvojë të re në mënyrë që të avansojnë punën e tyre. Problemi më i madh është ndryshimi i mendimit të njerëzve, mirëpo njerëzit këtu janë të natyrës së hapur dhe shpresoj që këtë do të arrijnë t’a bëjnë”, ka thënë Xhim Fejber.
Programi “Farmer to Farmer, ka për qëllim që të sjell përvojën më të mirë, ashtu që të rrisë kapacitetet dhe njohuritë e klastereve. Në territorin e rrethit të Pçinjës dhe Jabllanicës, ky program zbatohet për nevojat e klastereve rajonale të pemtarisë “Pemëtarët e jugut”.
Ndihma teknike e bujqëve amerikan, agrobiznesit, kooperativave dhe universiteteve është e rëndësishme për zhvillimin e vendit, në mënyrë që të rritet produktiviteti, qasja në tregjet e reja dhe ruajtja e ambijentit jetësor dhe resurseve natyrore.
Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues