Bujanoc – Afër një vit e gjysmë është lëshuar vendi i inspektorit të arsimit në komunën e Bujanocit dhe kështu shërbimet përkatëse komunale nuk kanë qasje në gjendjen nëpër shkollat e Bujanocit, tha kryeshefi i Sektorit të Shërbimeve Publike, Driton Rexhepi.
Bujanoc – Afër një vit e gjysmë është lëshuar vendi i inspektorit të arsimit në komunën e Bujanocit dhe kështu shërbimet përkatëse komunale nuk kanë qasje në gjendjen nëpër shkollat e Bujanocit, tha kryeshefi i Sektorit të Shërbimeve Publike, Driton Rexhepi.
Inspektori komunal arsimor kontrollon plotësimin e kushteve të rregulluar për zhvillimin e mësimit, rrespektimin dhe mbrojtjen e drejtave dhe detyrimeve e të punësuarve, por edhe nxënësve dhe prindërve të tyre.
Rexhepi në mbledhjen e Këshillit Komunal, me rastin e prezantimit të raportit të punës së Paraleles për Shërbime Publike për vitin 2017, veçanarisht e ndau këtë problem.
“Ne deri më sot nuk kemi arritur që të gjejmë inspektor komunal arsimor. Kjo praktikisht do të thoë se nuk mundemi që të kemi qasje se a punojnë shkollat tona në përputhje me rregullat, psh. kur është në pyetje pranimi i punëtorëve në marëdhënie pune, apo kushtet në të cilat mësimi zhvillohet”, tha Rexhepi.
Sqarimi se përse dy shkollat e mesme dhe 11 shkolla fillore në komunën e Bujanocit, për një kohë të gjatë funksionojnë pa asnjë kontroll të duhur i ka dhënë zëdhënësi i kryetarit të komunës, Stojançe Arsiq.
„Na duhet leje e organeve kompetente që ta punësojmë dikë në këtë vend pune, por edhe që të gjejmë kandidatë kaulitativ dhe të kualifikuar të cilin e kërkon ai funksion”, tha Arsiq, duke shtuar se askush nuk është kundër kësaj.
„Do të tentojmë që ta marrim atë vend të punës”, tha ai.
Arsiq shtoi se komuna e Bujanocit para disa viteve ka pasur dy inspektorë të arsimit.
Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues