Bujanoc – Beograd – Kontrata për ndarjen e 8.2 milion dinarëve që Komuna e Bujanocit do të marrë nga Ministria për Zhvillimin e Komunave të Pamjaftueshëm të Zhvilluara, ministri i së cilës është Novica Tonçev, do të nënshkruhet në 26 maj 2021 në Beograd.

Komuna do të blejë një pastrues rruge për 7 milion dinarë, komuntojnë në këtë vetëqeverisje lokale.
"Ne kemi aplikuar për një thirrje publike për dokumentacionin e projektit, sepse është diçka që gjithmonë na duhet. Është aprovuar shuma maksimale prej 1.2 milion dinarë. Sipas thirrjes së dytë publike për projekte në infrastrukturë ose prokurim të pajisjeve, është aprovuar 7 milion për blerjen e një pastruesi rrugësh ”, deklarohen në këtë komunë.
Një total prej 320 milion dinarësh do të shpërndahen nga buxheti i kësaj ministrie, si mbështetje financiare nga qeveria për komunat e pazhvilluara në Serbi.
"Programi për të mbështetur zhvillimin e komunave të pazhvilluara është krijuar për të mundësuar zhvillim më të shpejtë të komunave të pazhvilluara dhe kështu të përshpejtojë rritjen ekonomike të Serbisë," thuhet në një deklaratë nga kabineti i Tonçev.
Kontratat do të nënshkruhen në Pallatin e Serbisë nga kryetari i komunës Nagip Arifi.
Projektet e Komunës së Bujanocit, të cilat janë përfshirë në Programin e Mbështetjes për Komunat e pazhvilluara, janë përpiluar nga Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal.
Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues