BE PRO 25MILION EURO MJETE TË PA KTHYSHME KOMUNAVE

  • In Lajme
  • 21. May 2018.
  • 18 Views
BE PRO 25MILION EURO MJETE TË PA KTHYSHME KOMUNAVE

Leskovc-Në hapsirat e shkollës së naltë të biznesit në Leskovc është mbajtur sesioni informativ  i  programit BE PRO për prezantimin e ftesës publike për propozime të projekteve të infrastrukturës lokale.

Leskovc-Në hapsirat e shkollës së naltë të biznesit në Leskovc është mbajtur sesioni informativ  i  programit BE PRO për prezantimin e ftesës publike për propozime të projekteve të infrastrukturës lokale. Përfaqësuesit e 13 vetëqeverisjeve lokale të rretheve të Pçinjës dhe Jabllanicës do të kenë mundësin të konkurojnë për mjetet për përmirësimin e planeve të infrastrukturës lokale. Jasmina Iliq udhëheqëse në sektorin e infrastrukturës në programin BE PRO tha se bohet fjalë për  programin mbështetës e bashkimit Europian për  zhvillimin e komunave i cili filloi punën këtë vitë.

"Në tre vitet e ardhshme përmes projekteve të ndryshme në bashkëpunim me qeverisjen lokale është planifikuar të investohet 25 milionë euro. Këto projekte duhet të kontribuojnë në zhvillimin  ekonomik. Qeveritë lokale mund të përfshijnë shërbime relevante si partnerë në projekte, siç janë ndërmarrjet komunale, institucionet kulturore dhe agjencitë rajonale. Është shumë e rëndësishme që ka kufizime në shumën maksimale të fondeve dhe më të rëndësishmet janë ato që lidhen me infrastrukturën ekonomike, ku vlera e mjeteve të pakthyeshme është deri  një milion euro ", tha Iliq.

Burimi: Jugpres dhe Trupi koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака