Medvegja – Në Prokuple është mbajtur takim takim pune mbi projektin e bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet Medvegjës, Prokuplës, Leposaviqit dhe Shkupit, i cili do të financohet nga fondet e BE-së dhe udhëheqësi i projektit është volejbollisti jonë i famshëm Vladimir Vanja Grbiq.

Komuna e Medvegjës është prezentuar nga kryetari asaj komune, Nebojsha Arsiq, i cili me këtë rast tha se projekti ka rëndësi të madhe për të rinjtë në komunën e Medvegjës dhe se pushteti lokal në krye me të, do të bëjë gjithçka që projekti të zbatohet me sukses.
Puna shumë vjeçare me fëmijët Vladimir Vanja Gërbiq ka vendosur atë që të hap kampin për fëmijë në mënyrë që ata do të përdorin volejbollin për të gjitha aspektet e zhvillimit të personalitetit të fëmijëve. Ai erdhi në idenë e nisjes së projekteve ndërkufitare për të krijuar lidhje të forta mes këtyre rajoneve. Ai dëshiron që përmes volejbollin në një mënyrë origjinale t`i tejkalojnë të gjitha pengesat në komunikim në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal, sepse sporti nuk ka kufij gjeografik, por se i vetmi kufi është vija e autit.
Projekti do të zbatohet për një periudhë prej 3 vjeçare (nga 10 muaj) dhe do të përfshijë monitorimin e statuteve motorike, psikologjike, funksionale dhe postulare të fëmijëve të moshave të ndryshme (100 fëmijë nga një qytet). Faza e fundit do të ishte kampet e përbashkëta nën mbikëqyrjen e një kolegji profesional.
Vanja Gërbiq në Prokuple ka perzantuar projektin e plotë, si edhe metodologjinë e punës me fëmijë.
Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues