Medvegjë – Në kuadër të projektit për forcimin e pakicave kombëtare në Serbi, me emrin "Të kuptohemi më mirë”, në Qendrën Kulturore është mbajtur premiera e shfaqjes, ndërsa mesazhi kryesor që ata duan të përcjellin me këtë projekt është se komuna e Medvegjës kujdeset në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët e saj, ishin serbë, shqiptarë apo romë.

Hyrja në shfaqje ishte falas, ndërsa duartrokitja e zjarrtë në një sallë të mbushur me njerëz treguan se qytetarët e Medvegjës kuptohen në mënyrë të përkryer pa marrë parasysh se çfarë gjuhe flasin.
Në fillim, kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, iu drejtua pjesëmarrësve, të cilët theksuan se shfaqja dhe të gjitha aktivitetet e realizuara sipas projektit "Të kuptohemi më mirë" janë shumë më të rëndësishme sesa fondet e aprovuara.
"Qëllimi dhe thelbi i këtij projekti është shumë më tepër sesa nga ajo pjesë e materialit, e cila me siguri do të kontribuojë në përmirësimin e bashkëjetesës sonë dhe mundëson një punë më efikase në transmetimin e kuvendit, si dhe në përmbajtjet e ndryshme kulturore dhe artistike në të cilat marrin pjesë si shqiptarët ashtu edhe serbë”, porositi Arsiq.
Ata thonë se Medvegja është shembulli i vërtetë i një mjedisi në të cilin jetojnë qytetarë të nacionaliteteve të ndryshme dhe në të cilin vend të gjithë bashkëpunojnë mirë.
"Medvegja është shtëpia e të gjithë qytetarëve tanë pavarësisht nacionalitetit të tyre, sepse ata janë qytetarë të barabartë të shtetit të Serbisë", shtoi Arsiq.
Projekti "Të kuptohemi më mirë" realizohet nga komuna e Medvegjës, e mbështetur financiarisht nga programi i përbashkët i Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës. Vlera e përgjithshme e projektit është 15.820 euro dhe pjesëmarrja e komunës së Medvegjës është 1.582 euro.
Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues