Medvegjë – Audicioni për formatin më të madh televiziv të këtij lloji në Evropë, i quajtur "Serbia në ritmin e Evropës", është caktuar për 24 Shkurt, duke filluar nga ora 13 në ambientet e shkollës fillore “Jablanica e Epërme” në Medvegjë.
Medvegjë – Audicioni për formatin më të madh televiziv të këtij lloji në Evropë, i quajtur "Serbia në ritmin e Evropës", është caktuar për 24 Shkurt, duke filluar nga ora 13 në ambientet e shkollës fillore “Jablanica e Epërme” në Medvegjë
Pjesëmarrësit e moshës 14 deri 21 vjeç kanë të drejtë të marrin pjesë në konkurs. Personat e interesuar mund të dërgojnë aplikacionet e tyre me informacione, të cilat përfshijnë emrin dhe mbiemrin, moshën, vendin dhe seksionin për të cilin aplikohet (duke kënduar ose vallëzuar), në kontaktet e renditura më poshtë.
Nëse pjesëmarrësit aplikojnë si grup, dërgoni aplikacionin nga profili i njërit prej anëtarëve të atij grupi. Është e nevojshme të cekni emrat dhe mbiemrat e të gjithë anëtarëve të grupit, moshat e të gjithë anëtarëve dhe emrin e vendit nga i cili aplikojnë anëtarët.
Numrat e telefonit të kontaktit për të marrë më shumë informacion: 063/1167303, Sllavica Gjoniq – shkolla fillore “Jablanica e Epërme” osgornjajablanica@yahoo.com dhe 064/3123256 Millena Mlladenoviq shkolla e mesme "Nikolla Teslla"milenamladenovic82@gmail.com.
Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues