APLIKOHET ORA POLICORE,QYTETARËVE MBI 65 VJEC I NDALOHET CDO DALJE

  • In Lajme
  • 18. March 2020.
  • 14 Views
APLIKOHET ORA POLICORE,QYTETARËVE MBI 65 VJEC I NDALOHET CDO DALJE

Në Republikën e Serbisë të martën ne mbrëmje aplikohet ora policore, njoftoi Qeveria e Republikës së Serbisë.

Në Republikën e Serbisë të martën ne mbrëmje aplikohet ora policore, njoftoi Qeveria e Republikës së Serbisë.

Këto masa do të hyn në fuqi prej ditës së mërkure,kurse ora policore, përkatësisht ndalesa e cdo lëvizje vazhdon prej orës 20:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Këto masa do të vazhdojnë deri në një kohë të pacaktuar.

Në të njëjtën kohë, Qeveria e Republikës së Serbisë u ka ndaluar qytetarëve që janë mbi 65 vjeç të lëvizin jashtë shtëpisë në çdo kohë të ditës.

Kur bëhet fjalë për banorët e vendbanimeve me më pak se 5,000 banorë , kjo ndalesë vlen për ata që janë mbi 70 vjeç.

Këto masa të fundit të Qeverisë së Republikës së Serbisë për të luftuar kundër përhapjes së virusit të koronës do të zbatohen nga e Mërkura në 10 të mëngjesit.

Të përjashtuar nga këto masa janë ata persona që punojnë në ndërrimin e tretë.

Me dekretin e fundit, Qeveria e Republikës së Serbisë ka vendosur që zgjedhjet parlamentare të planifikuara për 26 Prill të shtyhen, që të ndalohen të gjitha aktivitetet zgjedhore dhe të mos skadojnë afatet.

Vendimi përfundimtar për zgjedhjet do të merret më vonë, në varësi të zhvillimit të situatës.

Burimi: Vranjske dhe Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака